Nga Luftëtari, Butrinti, Turbina, Naftëtari te Gramshi, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë
Gjirokastritët kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri më herët, në mënyrë që grupi të kompletohet në kohë.
Ka shumë ndryshime në përbërje dhe në pankinë janë ulur vlonjatët Besmir Shabani dhe Taulant Kuqi. Ndërsa Ramadani, Vucaj, Birja, Diamanti, Dulaj, Mukoj janë zyrtarizuar në përbërje të Luftëtarit. I fundit në këtë merkato do të jetë një futbollist kanadez, me të cilin është gjetur dakordësia dhe pritet që ai të mbërrijë shpejt në Gjirokastër. GËZIM BEQIRI
BUTRINTI
Butrinti nuk di të ndalet në merkato, pasi së fundmi kanë nënshkruan dhe me Elio Gjatën që vjen nga Shkumbini. Gjata është një futbollistët polivalent, pasi mbulon disa pozicione në fushë dhe kjo bënë që trajneri Adriatik Faslliu të ketë në dispozicion një element të rëndësishëm. Elio Gjata është në pronësi të klubit fierak, lojtari i dal nga akademia e Apolonisë, ku ka luajtur dhe disa ndeshje me ekipin e parë në sezonet e shkuara. FATOS LAMAJ
TURBINA
Turbina ka zbritur në terren, ku të hënën ka nisur puna për sezonin e ri futbollistik 2024-2025 në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut. Të pranishëm në seancën e parë kanë qenë disa nga lojtarët e edicionit të kaluar, si dhe disa prurje të reja. Në start zbritën në fushë shtatë lojtarë të huaj: Pedro Martinez, Diego Alonso, Gregorik Kavaliero, Rivaldo Serna, Meshak Adebajor, Jamiu Babatunde. Rikthehet portieri Renato Toromani, si edhe blerja e re Laurent Ismailaj. MARIGLEN MIRAKA
NAFTËTARI
Naftëtari ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, baza e ekipit mbetet ajo e edicionit të kaluar. Është konfirmuar mbrojtësi Baftjar Fakaj, i cili për “Panorama Sport” u shpreh: “Vendosa të kontribuoj edhe për një sezon te Naftëtari. Pas përfundimit të sezonit të kaluar, mendova largimin, por do të vazhdoj me kuçovarët. Vlerësoj korrektësinë dhe seriozitetin e drejtuesve dhe besoj se këtë sezon ekipi do të jetë më i fortë dhe konkurrues”. ARBEN ÇEPANI
GRAMSHI
Të martën në stadiumin “Myslim Koçi”, ekipi i Gramshit ka startuar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Përveç lojtarëve të sezonit të shkuar, ishin edhe prurjet e reja. Bëhet fjalë për sulmuesin Ledio Muzhaqin, mbrojtësin Luiz Dedja, mbrojtësin Fabjan Tartari, si dhe Elis Xhelili e Elio Çela. Në vijim priten përforcime të tjera, që do ta blindojnë edhe më shumë Gramshin. Puna ka nisur nën drejtimin e trajnerit të ri, Hetlen Çapja. MARIGLEN MIRAKA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"