Postuar: Korrik 4, 2024 | 17:52
Nga Lushnja te Ferizaj, mbrojtësi Granit Islami luan për herë të parë në futbollin kosovar
Lushnja prej javësh mbetet në situatë hermetike për sa i përket vazhdimësisë. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe ndonjë firo, që sigurisht janë bërë të ditur nga vetë lojtarët.
Njëri prej të larguarve nga verdhejeshilët është mbrojtësi Granit Islami, i cili për “Panorama Sport” deklaroi vetë para disa kohësh që nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Lushnjës. Nuk ka vonuar dhe 22-vjeçari ka gjetur skuadër të re, pasi është prezantuar në Kosovë te skuadra e Ferizajt.
Kjo do të jetë eksperienca e parë në futbollin kosovar për mbrojtësin Islami, pasi para se të luante me Lushnjën kryesisht ka luajtur në futbollin zviceran.
Alban Alushi- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"