Nga mbrojtja tek eksperienca dhe “filtri”, ja defektet e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 13:39

Nga mbrojtja tek eksperienca dhe “filtri”, ja defektet e Partizanit

Partizani gjatë sezonit të shkuar pati në mbrojtje Eljon Sotën, por edhe David Atanaskoskin, që në fazën defensive jepte kontribut të madh dhe mund të konsiderohej si një nga më të mirët në rolin e tij.

459165719_945201370982516_901447858837609659_n

Pas largimit të kësaj dysheje, të kuqtë morën vetëm Zguron, që e ka nisur sezonin me probleme fizike, por edhe disiplinore. Shifrat, por edhe mënyra sesi skuadrat mbërrijnë te porta e Partizanit, tregojnë se të kuqtë kanë probleme në fazën defensive, ku kanë pësuar 4 gola.

Në ndeshjen e fundit kundër Dinamos mbrojtësit përballeshin shumë shpejt në duele një kundër një me sulmuesit blu, çka tregon për mungesën e “filtrit” në mesfushë, diçka që e bënte mirë Maget, i cili mbulonte një hapësirë shumë të madhe dhe ishte shumë i vështirë për tu kaluar në përballjet një kundër një.

Përveç mungesës së një “filtri” si Maget apo Matondo më parë, të kuqve u mungon edhe eksperienca. Qendërmbrojtësi më “i vjetër” i Partizanit është Altin Bytyçi, 23 vjeç. Ndoshta në këtë repart do të duhej ndërhyrë për sjelljen e një lojtari me kontribut në ngjashëm me Belicën apo Bitrin dikur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"