Nga më të mirët e sezonit të kaluar në stol, Haxhiu është “misteri” i Tiranës së Shkëmbit
Rimal Haxhiu është “misteri” i Tiranës së Bledi Shkëmbit. Anësori, i cili sezonin e shkuar ishte titullar në pothuajse të gjitha takimet, por edhe xholi i trajnerëve, këtë kampionat e ka nisur nga stoli.Shkaku? Trajneri Bledi Shkëmbi ka preferuar Abel Abah ndaj Haxhiut, i cili jo vetëm që luajti mirë në Europë, por arriti të shënonte edhe gol. Një zgjedhje e çuditshme, duke pasur parasysh se Rimali së bashku Përgjonin dhe Micin janë tre lojtarët titullarë të mbetur nga sezoni i shkuar.
Më e bukura është se Haxhiu Europën e nisi si titullar dhe kundër Torpedos luajti nga 90 minuta shënoi gol, ndërsa me Vllazninë dhe Laçin është aktivizuar së bashku 41 minuta. Burime në ekip, bëjë me dije se politika e re e skuadrës është te të rinjtë dhe normalisht që Haxhiu është jashtë planeve të trajnerit të ri. Sezonin e shkuar Haxhiu ka qenë në fushë 42 ndeshje dhe 2900 minuta, ka shënuar dy gola, dhënë pesë asiste.
FORMACIONI – Edhe në këtë ndeshje me shumë mundësi, Bledi Shkëmbi do të luajë me të njëjtin formacion që hodhi në fushë kundër Vllaznisë. Në portë Selmani. Më pas Gjumsi, Kola, Mici, Ismaili, Meta, Jonuzi, Soler, Prenga, Zharmuni dhe Abah. Dyshimi i vetëm mund të jetë në mesfushë apo një mbrojtje treshe me Dembelenë.
GRUPI – Tirana do të jetë pothuajse e plotë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias. Edhe Gjumsi, i cili u dëmtua në takimin me Vllazninë, është kthyer në fushën e lojës. Edhe Meta është me skuadrën, ndërsa Përgjoni vazhdon të jetë mungesë për Tiranën e Shkëmbit. Pritet të shihet nëse do të kthehet Jaku. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe do të jetë e gatshme për sfidën do të luajë Tirana me rrogozhinasit.
SHIFRAT – Bardheblutë edhe javën e tretë do ta ketë shumë të vështirë. Skuadra do të përballet me Egnatian, skuadrën që është kampionia në fuqi, e para e renditjes me pikë të plota. Një ndeshje që do ta luajë në fushën e vet. Për statistikë, sezonin e shkuar, Tirana ka marrë 7 pikë, madje duke e mundur 5-0. Dy fitore ka në dy takime ekipi i Egnatias. Skuadra kampione e Shqipërisë dhe fituesja e Kupës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.
Sivjet bardheblutë kanë 2 pikë në dy takime, por bindin në lojë. Në dy javët e para, Tirana e vjetshme ishte pak më ndryshe, gjithmonë në pikë. Edhe vjet ishte e pamundur në dy javë, por kishte marrë 4 pikë. Një fitore dhe një barazim, pasi kishte mundur Dinamon 2-3 dhe kishte barazuar 2-2 me Teutën në javën e dytë. Këtë sezon, Tirana e nisi me një barazim të bardhë ndaj Laçit dhe ka dy pikë më pak.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"