Nga Memaliaj, Iliria, Naftëtari tek Adriatiku, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 20:35

Nga Memaliaj, Iliria, Naftëtari tek Adriatiku, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Skuadra e Memaliajt ka hyrë ne javën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri nën drejtimin e dyshes Sako-Mustafaj.

kategoria-e-dyte

Garantimi i financave nga presidenti Albert Malaj, kanë bërë të mundur ndërtimin e një skuadre konkurruese. Sipas trajnerit Mustafaj, te Memalaj priten disa afrime, ku janë mbyllura bisedimet me 3 futbollistë. Në vijim të merkatos priten edhe 6-7 përforcime të tjera, pasi përveç ndihmës së Bashkisë priten edhe donacione të tjera. ROLAND SULI

 

ILIRIA

Iliria ka shpallur pretendimet e saj për t’ u ngjitur në Kategorinë e Parë. Presidenti Nazmi Selmani po ndërton një skuadër të fortë për të realizuar synimin. Afrimi i fundit të Ilirisë është sulmuesi shkodran, Rigers Musaraj, që sezonin e kaluar ishte pjesë e Besëlidhjes, ku shënoi 12 gola për skuadrën lezhjane. Gjithashtu një tjetër prurje për fushëkrujas është dhe Rajan Stafa, që ka firmosur një kontratë 3 vjeçare dhe vjen nga Seria D në Itali.  ABDULLA DUSHKU

NAFTËTARI

Kuçovarët i kanë filluar seriozisht përgatitjet për sezonin e ri. Pas konfirmimit të trajnerit Barjam Frahollit, po punohet për krijimin e një ekipi cilësor. Për këtë qëllim, janë afruar disa futbollistë të njohur. Është arritur marrëveshja me dy futbollistët beratas, Ervis Çaçi, Ariel Dobra, si dhe ne sulmuesin kryeqytetas Vilfor Hysa, si dhe dibranin Raul Rahimi. Këto afrime kanë entuziazmuar ambientin sportiv kuçovar, ku shpresohet rikthimi i Naftëtarit në të Parën. ARBEN ÇEPANI

ADRIATIKU

Adriatiku është grumbulluar prej më shumë se një muaji, dhe po stërvitet nën drejtimin e presidentit-trajner, Ded Mehmetaj. “Kishim shpresa për të ndërtuar një fushë për ekipin në këtë sezon, gjë të cilën mendoj se do ta realizojmë së shpejti. Përkohësisht, ndeshjet do t’i luajmë në Vorë. Si drejtues i ekipit, po bëj çdo gjë duke u treguar korrekt sa i takon financave, ndërkohë që shpresoj shumë në afrimin e ndonjë sponsori”, u shpreh Mehmetaj. DITMIR PEMA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"