Nga mendësia tek moduli, Fonseka kapërceu komplekset e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2024 | 14:30

Nga mendësia tek moduli, Fonseka kapërceu komplekset e derbit

Jusuf Fofana heq fanellën dhe e vendos mbi flamurin këndor që ka logon e Interit. Është simbolike: Milani fiton derbin në transfertë, ngul flamurin milanist në “San Siro” dhe fshin dy vjet plot makthe e mendime e këqija.fonseka“Djalli” me Piolin kishte humbur gjashtë derbi radhazi, kishte pësuar 14 gola dhe kishte shënuar 2, sa të trishtë edhe të kotë. Kompleksi i inferioritetit ishte rritur kështu dhe kishte pushtuar të gjithë qytetin. E teksa milanistët i drejtoheshin stadiumit për derbin, “Mrekulli në Milano” ishte thjesht një film i vjetër dhe aspak një shpresë.

MENDËSIA – Ja që Milani e dominoi derbin dhe fitoi me meritë. Ekipi kuqezi pati më shumë raste, ishte më i kthjellët, më prezent, më në formë gjatë gjithë pjesës së dytë. Askush nuk e kishte parashikuar. Po, por si ia doli? Me guxim: guximi për të ndryshuar dhe sulmuar. Merita e parë shkon për Fonsekën dhe tre M-të e tij: mendësi, modul, mënyrë pune. Trajneri tregoi se kishte folur 90 minuta me ekipin që me sa duket e kuptoi se mund të jepte më tepër dhe e bëri në ndeshjen më të rëndësishme të këtij fillimi sezoni. Tani kuptojmë se nuk ishte rastësi që Fonseka, në konferencën e së shtunës, foli me entuziazëm për tre ditët e fundit të punës. Mateo Gabia tha një frazë jo të parëndësishme mbi këtë aspekt: “Deri në ditën e fundit që do të jetë trajneri ynë, ne do ta ndjekim Fonseca deri në vdekje”.

MODULI – Morata si fantazist dhe Loftus-Çik në stol ishte lëvizja fituese që çorientoi Interin. Fonseka gjeti një mënyrë me katër sulmues për të hequr çdo stabilitet që Inzagi kishte fituar në vitet e tij interiste me 3-5-2—shin e famshëm që nuk zbërthehej dot nga asnjë rival. Fonseka shkoi në anën tjetër të fushës së garës, synoi lojtarët sulmues dhe e solli në shtëpi në pjesën e dytë. Efekti i çuditshëm: Interi bëri menjëherë tre ndryshime por dukej gjithnjë e më i lodhur, më në vështirësi.

REIJNDERS, ROJAL, MENJA – Përgjigjja ka filluar të shfaqet. Si e fitoi Fonseka derbin? Me kurajë, me një ekip të bashkuar, me një formacion ndryshe dhe me shkëlqim fizik. Pastaj duhet të flasim për individët. Morata dhe Abrahami nuk i përjetuan gjashtë derbet që humbën: të imunizuar ndaj kompleksit të inferioritetit, ata luajtën të lirë. Tijjani Reijnders, 20 metra mbrapa, dukej ndryshe: në vitin e parë te Milani, ndeshjet e rëndësishme i kishte luajtur dobët, por në derbi ishte ndër më të mirët. Më pas Emerson Rojal, i cili gaboi në golin e Dimarkos, por luajti një pjesë të dytë të shkëlqyer, dhe Majk Menja, i cili bëri një pritje në Turam të denjë për ditët e tij më të mira.

8 BARAZ – Prandaj 22 shtatori është dita e çlirimit për Milanin. Kjo skuadër është larg të qenurit perfekte, ka ulje-ngritje, dhuron shumë shanse te kundërshtar, ka një lider sulmues (Leao) që gjuan keq në portë, por ja që mundi Interin dhe në renditje e shohin në sy në të njëjtën kuotë falë 8 pikë të grumbulluar në kampionat. Të barabartë, pa komplekse inferioriteti. Në shkollë, milanistët e vegjël mund të flasin për t. Nuk kishte ndodhur për dy vjet e ndërkohë kreu është vetëm tri pikë larg. Të cilat duhen marrë ndaj Leçes nesër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"