Nga pagat te rrjetet sociale/ Numrat e Juve-Inter, ndeshja 1 miliard dollarëshe! Sa vlerë brenda dhe jashtë fushe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 23:57

Nga pagat te rrjetet sociale/ Numrat e Juve-Inter, ndeshja 1 miliard dollarëshe! Sa vlerë brenda dhe jashtë fushe

“Ndeshja një milion dollarëshe”, është përcaktuar dueli mes Juventusit dhe Interit që do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme, jo vetëm për rëndësinë në fushë, por për të gjithë përbërësit. 

juve-inter

Këtë e konfirmojnë numrat, duke filluar nga vlera e lojtarëve në fushë, duke vazhduar nëpër tribunat e “Allianz”-it dhe duke përfunduar në ndjekjen e dy skuadrave në të gjithë botën.

ORGANIKA – Duke analizuar dy skuadrat, vlera e skuadrës së Juventusit, sipas “Transfermarkt” është 421 milionë euro kundrejt 563 milionë euro të Interit. Megjithatë, rezultatet e periudhës së fundit kanë një ndikim të rëndësishëm në të dhëna. Dy lojtarët më të mirë të Juves, për shembull, janë Vlahoviç (70 milionë) dhe Kieza (45), të cilët, mes dëmtimeve dhe paraqitjeve të përziera, nuk kanë parë rritje të çmimit të tyre.

Përkundrazi, vlera e kampionit të botës dhe golashënuesit aktual të Serisë A, Lautaro Martinez, ka arritur në numër treshifror muajt e fundit, 100 milionë euro. Ndërkohë, pasi arritën në finalen e Ligës së Kampionëve, kartonët e Barelës(75), Bastonit (60) dhe shokëve të tyre shënuan një rritje të dukshme.

PAGAT – Por nëse flasim për pagat, shpenzimet e dy skuadrave janë të balancuara. Me pezullimin e Pogbasë për doping, bardhezinjtë investuan rreth 120 milionë bruto në kostot e personelit, pesë më shumë se Interi, me 115 milionë.

Bardheznjtë kanë lojtarin më të paguar në Itali, Dushan Vlahoviçin, që ka arritur të fitojë rreth 9.5 milionë neto në vit. Ndërsa Rabio (7) dhe Shezni (6.5), marrin në shtëpi më shumë se çdo homolog zikaltër. Në fakt, mes zikaltërve, ata me pagat më të larta janë Hakan Çalhanoglu dhe Lautaro Martinez, me 6 milionë euro në sezon, 500 mijë euro më shumë se Bastoni.

TELESHIKUESIT DHE RRJETET SOCIALE – Biletat e “Allianz” janë shitur prej disa kohësh, me 41 mijë spektatorë që do të gjenerojnë rreth 4 milionë euro fitime, një rekord për këtë sezon të Seria A. Nga ana tjetër, rrjetet sociale shkojnë përtej Italisë.

Profilet zyrtare të Interit mbledhin rreth 57 milionë ndjekës, kurse te Juves 139 milionë ndjekës, me bardheiznjtë që janë klubi italian më i ndjekur në botë në “Instagram”.

NUMRAT

Ndeshja do të transmetohet në rreth 200 vende dhe do të ketë një audiencë potenciale prej mbi një miliard shikues. Ndërkohë, në Itali, Interi ka rreth 4 milionë tifozë kurse Juve mbi 8 milionë tifozë, duke qenë kështu skuadrat më të njohura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"