Nga Partizani te Partizani, shifrat e Ilir Dajës me Dinamon në 18 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 12:32

Nga Partizani te Partizani, shifrat e Ilir Dajës me Dinamon në 18 javë

Ilir Daja debutonte si trajner i Dinamos me një barazim 2-2 në “Arena e Demave”, aty ku luan ndeshjen e radhës pasditen e së shtunës. Nga Partizani, te Partizani, një gjysmë kampionati e suksesshme për trajnerin 57-vjeçar, siç tregojnë qartë numrat në tabelën e renditjes.

Ilir Daja

Ishte java e 4-t e kampionatit dhe Dinamo kishte 3 pikë pas fitores me Elbasanin (me Erion Xhafën në stol). Tani ka 37 pikë dhe kryeson renditjen bashkë me Partizanin, që renditet i pari për shkak të fitores 2-1 në derbin e fazës së dytë ndaj bluve.

Me Dajën në stol, “Nëndetësja” ka grumbulluar 34 pikë në 18 ndeshje, dy faza të plota, apo një gjysmë kampionati. Statistikat flasin për 9 fitore nga trajneri kryeqytetas gjatë kësaj periudhe, 7 barazime dhe 2 humbje. Me ardhjen e Dajës blutë kanë rregulluar ndjeshëm situatën me golaverazhin, duke shënuar 32 gola dhe pësuar 19.

LOJA – Shifrat e përmendura më sipër i përgjigjen lojës së zhvilluar nga Dinamo në fushën e blertë, sidomos nga faza e dytë e më pas, madje në ndonjë rast nuk ka marrë atë që ka merituar. Blutë kanë pasur një rritje të konsiderueshme në nivelin e lojës, kanë stabilitet brenda një 90-minutëshi dhe nga java në javë, prodhojnë raste dhe shënojnë rregullisht.

Në shumicën e rasteve skuadra e Dajës dikton ndaj kundërshtarit, duke u certifikuar si një pretendentet kryesore për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"