Nga përplasja e trajnerëve te Musiala-Virc, ja pse Bajern Mynih-Bajer Leverkusen është një sfidë unikale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 13:31

Nga përplasja e trajnerëve te Musiala-Virc, ja pse Bajern Mynih-Bajer Leverkusen është një sfidë unikale

Një “përleshje titanike” është premtuar pasi një Bajern Mynih me pamje të re synon të çimentojë një fillim të ëndrrave të sezonit kundër makinës së Ksabi Alonsos, Bajer Leverkusen. “Bundesliga.com” ka analizuar me detaj komponentët specifik nga të dyja kampet. FORMA – Bajerni mban “stafetën” e kryesuesit në Bundesligë pas 4 javësh, me 12 pikë të plota.

asdassadsdaasdadsads

Po ashtu ata kanë shënuar një dyzinë golash. Nga krahu tjetër Leverkusen ende nuk e ka shijuar humbjen në transfertë që në edicionin 2022-2023 në ligën gjermane. Pas fitoreve 6-1 dhe 5-0 në ligë, pritet me interes se çfarë do të prodhojë “tanku” bavarezë kundër kampionëve. Aktualisht “Aspirinat” regjistrojnë 9 pikë, 3 më pak se të besuarit e Vinsent Kompanisë. Granit Xhaka pas suksesit të Leverkusenit kundër Volfsburgut, u pa i shqetësuar rreth formës së prapavijës, e cila mori 3 gola, faktorë se ata ende nuk janë në versionin e tyre me të mirë dhe kjo gjë mund të shfrytëzohet nga vendasit në takimin e sotëm.

MUSIALA PËRBALLË VIRC – Nëse dikush ka mohuar disi shkallën e jashtëzakonshme të aftësive të Xhamal Musiala dhe Florian Virc , fillimi i fushatës aktuale ka konfirmuar sesa me fat është Bundesliga që dëshmoi dy lojtarë të përsosur në kulmin e tyre. Tre gola deri më tani në Bundesligë dhe dy asistime në fitoren e largët të Bajernit në hapjen e Ligës së Kampionëve janë një arritje e bukur për Musialan, me golin më të shpejtë të sezonit deri më tani, ai kundër Holstein Kil, pas vetëm 14 sekondash.

Rezultati i Virc prej katër golave dhe një asistimi në vetëm katër paraqitje këtë sezon e vendos atë në rrugën e duhur për të përballuar ose më mirë 22 golat që ai shënoi në rrugën drejt fitores historike të titullit të Leverkusenit sezonin e kaluar. Talenti nën urdhërat e Ksabi Alonsos është përfshirë në më shumë goditje se çdo lojtar tjetër në Bundesligë deri më tani në këtë edicion (32).

SHËNUESIT- Rekordmenët e Bajernit kanë gjetur “simfonin” e duhur në grup. Herri Kejn rezulton udhëheqësi i grupit përsa i takon golave, i ndjekur nga Olize, Musiala dhe Gnabri. Por kjo nuk është e gjitha. Goditëse shumë të mirë nga distanca apo zonë të ngushta janë edhe emra të tjera prej kontingjenti bavarezë si Aleksandër Pavloviç, Alfonso Dejvis, Kingsli Koman, Leroi Sane, Rafael Guerreiro e Tomas Myler. Pavarësisht sesa e vështirë mund të duket në plan të parë, Leverkusen ka gjetur “pykën” e duhur në ekip dhe ai është Viktor Bonifejs. Nigeriani numëron 3 gola, konkretizimi i fundit i dha fitoren ndaj Volfsburgut në limite. Potenca në zona të ngushta dhe duele një për një janë pika e fortë e Bonifejs, i cili do jetë një rrezik konstant për Nojerin. Grimaldo, Frimpong dhe Xhaka po ashtu do të mbeten kërcënim.

DINAMIKA MBROJTËSE-Daiot Upamekano dhe Minjae Kim janë shfaqur si çifti i parë mbrojtës qendror i Kompanis, duke pasur parasysh linjën e lartë që belgu pëlqen të vendosë. Mund të supozohet se të dy do të startojnë kundër Leverkusenit, me francezin që ka fituar 64% të dueleve të tij deri më tani këtë sezon dhe koreanin 67%, megjithëse Erik Daier mbetet një opsion nëse trajneri i Bajernit dëshiron të ndryshojë gjërat. Dy precedentë këtë sezonin e ka ruajtur portën e paprekur të bavarezëve nga 4 ndeshje gjithsej.

Leverkuseni me shumë gjasa do të vijë me treshen qendrore Tah-Tapsoba-Hinkapi. Ksabi parapëlqen të luajë me sistemin 3-4- 2-1. Tah është dukur madhështor deri më tani, duke luajtur çdo minutë të katër ndeshjet e para të “Aspirinave” dhe duke u mburrur me përqindjen e dyta më të mira të dueleve me sukses në ligë (73%). Vlen të theksohet se kampionët ekzistues kanë pranuar numër të lartë golash, 9 të tillë dhe do të kërkohet që ky trend të ndryshojë në sfidën e sotme.

PËRPLASJA ETRAJNERËVE – Kemi të bëjmë me dy sistemi të ndryshme loje. Kompani deri tani ka treguar se është “partizan” i rreshtimit klasik në Mynih4-2-3-1, por në ndryshim nga Tuhel, ai i ka dhënë më shumë”zjarr” skuadrës në spektrin atletik, e përkthyer me presion të lartë dhe ndërtimin e lojës nga qendra, jo krahët (Kimish-Musiala). Vlen të ceket se gjigandët nga Mynihu në fazën defensive kur humbin topin, mbrohen si ekip. Ksabi Alonso është i prirur drejt anësorëve Frimpong dhe Grimaldo, të cilët rezultuan sezonin e shkuar”gurët” e triumfit. Mbetet për t’u parë se cila filozofi do të fitojë në fund. Një rëndësi të veçantë kanë edhe qendrat, Xhaka e Andrish, me goditjet nga jashtë zone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"