Nga përplasjet me Ronaldon te De Gea, Ten Hag u largua nga Junajtid si “armik” me 7 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 12:46

Nga përplasjet me Ronaldon te De Gea, Ten Hag u largua nga Junajtid si “armik” me 7 lojtarë

Shtatë lojtarë, përfshirë Kristiano Ronaldon, u përplasën me ish- trajnerin e Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, gjatë kohës së tij në krye.fdfgf“Old Trafford” i dha lamtumirën trajnerit holandez muajin e kaluar, me skuadrën e tij në krizë në Premier Ligë dhe në Ligën e Europës. Ruben Amorim së shpejti do të marrë drejtimin e stolit, ndërsa një epokë e re nën drejtimin e portugezit pritet të nisë duke nisur nga 24 nëntori, me ndeshjen kundër Ipsuiçit. 54-vjeçari Ten Hag, pati gjatë dy viteve e pak pune në Mançester, përplasje me shumë lojtarë, më e rëndësishmja nga të gjitha ajo me Kristiano Ronaldon, pas së cilës 39-vjeçari u largua nga Junajtid.

Xhejdën Sanço ishte një tjetër yll me të cilin holandezi u përplas publikisht, duke sjellë edhe pezullimin e tij nga skuadra. Zidan Iqbal ishte një nga talentet me të cilët Ten Hag pati gjithashtu probleme, ashtu si edhe me kapitenin Meguajër, të cilit ai i hoqi edhe shiritin e kapitenit.

Marsial ishte një tjetër lojtar që ai e largoi nga stërvitja me skuadrën e parë, ndërsa një natë thyerje disipline e Rashfordit, solli një tjetër konflikt në skuadër. Edhe largimi i David de Geas kur të gjithë prisnin që portieri të rinovonte në “Old Trafford”, u konsiderua një vepër e trajnerit, me klubin që pezulloi bisedimet për rinovimin e mundshëm të kontratës me spanjollin në 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"