Nga Rosi te Hamilton e Lauda, kush janë kampionët e motosportit që u bënë sipërmarrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2022 | 11:46

Nga Rosi te Hamilton e Lauda, kush janë kampionët e motosportit që u bënë sipërmarrës

Nuk është vetëm pista në horizon tin e pilotëve, pasi protagonistët e Moto GP-së dhe të Formulës 1 janë të tërhequr edhe pas aktiviteteve si sipërmarrës.

f1 motogp

Rasti më i fundit vjen nga Andrea Doviciozo: ish-kampioni në kategorinë 125 cc dhe rivali i madh i Mark Markezit, ka vendosur që të menaxhojë një pistë motokrosi në bashkëpunim me Federatën Italiane të Motoçiklizmit.

Por rasti i italianit është vetëm i fundit, që i bashkohet kështu kolegëve që kanë zgjedhur rrugë të ngjashme në botën e biznesit, duke nisur nga Valentino Rosi, për të vijuar me Joan Mir, apo duke kaluar në F1 me emra të mëdhenj si Niki Lauda dhe Luis Hamilton.

VALENTINO ROSI – Një prej shembujve më të spikatur të pilotit sipërmarrës është rasti i Valentino Rosit. Nëntë herë kampioni i botës, kaloi në këtë dimension që në kohën kur garonte, duke lançuar kompaninë “VR46 Racing Apparel”.

rosi

Fillimisht kjo ndërmarrje merrej me pjesën e marketingut të vetë Rosit, duke prodhuar kapele dhe fanella, ndërsa në vitet në vazhdim nisi bashkëpunimin edhe me pilotët të tjerë, kolegë të “Doktorit” si Dani Pedrosa deri tek ylli i MXGP Antonio Kairoli, të cilët vendosën që të mbështeteshin te struktura e Valentino Rosit për të prodhuar dhe shpërndarë markat e tyre.

Perandoria “VR46” më tej nisi të zgjerohej duke kaluar në Motobotëror, duke nisur fillimisht në Moto 3 për të kaluar në topklas.

Në vitin 2022, Françesko Banjaja u bë piloti i parë që vjen nga kjo akademi për t’u shpallur kampion bote në Moto GP.

MAKS BIAXHI – Ish-piloti roman nuk e ka braktisur botën e motorëve edhe pas tërheqjes.

dsc03907_full

Katër herë kampion në klasin 250 cc dhe dy herë në kampionatin Superbike, kaloi në Moto 3 dhe Moto 2 si menaxher me markën e tij “Max Racing”, duke vijuar bashkëpunimin me kompaninë e nënprodukteve të qumështit “Sterlingarda”, që ka qenë edhe sponsori i tij historik.

Por kjo aventurë përfundoi gjatë këtij viti, pas shkëputjes së marrëdhënieve me ish-ortakun Peter Otëll. Një stop, nuk përjashton mundësinë e aventurave të reja në Motobotëror.

JOAN MIR – 25-vjeçari spanjoll njihet për intuitën e tij për të shfrytëzuar okazionet. Në pistë këtë gjë e ka realizuar në mënyrë perfekte, duke shfrytëzuar më së miri motorin Suzuki, për t’u shpallur kampion në vitin 2020.

joan mir

Por jashtë cirkutit Mir ka zgjedhur një tjetër rrugë. Në verën e vitit të kaluar, piloti nga Majorka u bë pjesë e sipërmarrjeve në botën e restoranteve në bashkëpunim me Grupin Mabel.

Një projekt për të hapur restorant në rajonin e famshëm në SHBA, në “Beverly Hills”.

Shoqëria spanjolle me të cilën bashkëpunon Mir, ka gjithashtu edhe partnerë të tjerë të famshëm me yje të sportit, si tenisti Rafael Nadal apo futbollisti Kristiano Ronaldo.

TONI ELIAS – Një rast ndryshe ai i Toni Elias. Piloti spanjoll, kampion bote në Moto 2 në 2010-ën, është sipërmarrës një vit më parë, duke investuar në fabrikën e këpucëve.

toni elias

Së bashku me motrën e tij Laura, ai ka nxjerrë në treg koleksionin e këpucëve sportive të brandit “Elias024”.

Të disponueshme ka modele për burra dhe gra, ndërsa e gjithë gama e produkteve është realizuar në Itali.

NIKI LAUDA – Rasti i parë i famshëm i pilotit-sipërmarrës i përket Formulës 1.

lauda

Në vitin 1979, Niki Lauda vendosi për tërheqjen e parë nga F1, pas dy titujve të fituar me Ferrarin dhe sezoneve të fundit jo të kënaqshme në timonin e makinës Brabham.

Kështu Niki kaloi në një tjetër fushë, duke hapur kompaninë ajrore “Lauda Air”, e cila qëndroi aktive deri në vitin 2012, kur më pas u shndërruar në “Austrian Airlines Group”.

Niki Lauda i ndoqi nga afër hapat e parë të “krijesës” së tij, për t’u rikthyer më pas për herë të dytë në Formula 1, ku dhe fitoi titullin e tretë në vitin 1984.

LUIS HAMILTON – Mes protagonistëve të Formulës 1, Luis Hamilton është një ndër më të kujdesshmit për të shfrytëzuar mundësitë që i prezantohen në fushën e biznesit.

hemilton

I lidhur me botën e modës, Luis ka firmosur një koleksion veshjes të markës amerikane “Tommy Hifliger”.

Ndërsa në vitin 2019 hapi gjithashtu edhe një “Neat Burger”, linjë për hamburgerësh vegan në Londër. Një ide e grupit “The Cream Group”, me të cilin Hamilton është partner, ndërsa është “Beyond Meat” ajo që furnizon produktet.

Luis gjithashtu është bërë sipërmarrës edhe në botën e sportit.

Në vitin 2021 formoi një skuadër në Botërorin “Extreme E”, për të fituar edhe titullin. Së fundi është bërë edhe aksionar i skuadrës Denver Bronkos në futbollin amerikan NFL.

NIKO ROZBERG – Menjëherë pas titullit kampion në Formula 1 në vitin 2016, Rozberg njoftoi tërheqjen, për të kërkuar sfida të reja jashtë garave.

Rosberg kampion

Piloti gjerman vendosi që të investojë në energjinë e rinovueshme, duke vijuar kështu mbështetjen e kauzës së tij për mbrojtjen ekologjike.

Fillimisht ai e nisi si partner dhe aksionar në kompaninë “green”, ndërsa më pas zgjodhi të shtrijë mesazhin e tij duke themeluar “Greentech Festival” në vitin 2019.

Më tej në vitin 2021 krijoi edhe një skuadër me të cilën përfaqësohet në Botërorin “Exetreme E”, duke shënjestruar titullin me goditjen e parë, për t’u shpallur kampion.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"