Nga Saki te Kapelo, flasin ekspertët: Interi i fortë, do të ringrihet shpejt
Ish-trajnerët e njohur, Arrigo Saki, Fabio Kapelo dhe Rafa Benitez kanë folur për Interin dhe disfatën që pësoi në derbi kundër Milanit. Sipas tyre, Simone Inzagi duhet të dijë të ringrihet sepse ka skuadrën më të fortë në Itali.SAKI- “Goditjen e mori të fortë, por unë vazhdoj të mendoj se Interi është skuadra më e mirë e Serisë A. Të gabosh është njerëzore. E rëndësishme është që skuadra ta kuptojë se ku gabon, të korrigjohet dhe të futet menjëherë në shina. Nga ndeshja e Riadit krijova këtë ide, sikur pas rezultatit 2-0 Interi ndihej si i sigurt dhe mendoi se e mori fitoren. Madje u dorëzua, ndërsa Milani kishim ritëm dhe po fitonin fushë. Këta dy faktorë u zhvilluan njëkohësisht dhe prodhuan rezultatin 2-3. Por kjo nuk do të thotë se Interi është në krizë apo se duhet të nisë një proces për ta. Nga kjo humbje duhet të gjejë energjitë fizike dhe mentale për të rinisur garën në kampionat. Interi ka një skuadër të shkëlqyer që ka nevojë ende për të punuar në mënyrë që të arrijë nivelet e larta, si në Itali ashtu edhe në Europë. Ndonjëherë më shumë mëson nga një humbje sesa nga një fitore”.
KAPELO- “Interi ishte dhe është më i forti. Për kualitetin dhe eksperiencën e organikës sepse ka edhe një trajner si Simone Inzagi. Për më tepër klubi i Interit është i fortë. Prandaj mendoj se do të rikthehen te rezultatet pozitivë shumë shpejt. Më bëri çudi fakti se si në harkun e pak ditëve skuadra ndryshoi fytyrë. Mundi Atalantën me lehtësi, ndërsa kundër Milanit zbritën në fushë pa shumë grintë dhe menduan se do ta fitonin ndeshjen lehtësisht. Në fund e paguan këtë fakt. Është e vërtetë që zikaltrit humbën më shumë sesa një rast për ta mbyllur ndeshjen. Kjo humbje do ta ndihmojë Interin për të luajtur me më shumë vendosmëri dhe besim. Duhet që të ketë të njëjtin ritëm për 90 minuta dhe jo vetëm për një pjesë”.
BENITEZ– “Është normale që pas një humbjeje të tillë të ketë frikë dhe ankth te skuadra. Por në dhomat e zhveshjes situata të tilla nuk zgjasin shumë sepse Interi ka edhe lojtarë me eksperiencë dhe që kanë fituar trofe. E çuditshme ishte ajo që ndodhi sepse pas 60 minutash lojë zikaltrit po fitonin 2-0. Reagimi i Milanit ishte vendimtar dhe ndikoi në rezultat. Sigurisht që dëmtimi i Çalhanoglusë i hoqi shumë siguri skuadrës dhe besim në qarkullimin e topit. Por Interi është një skuadër shumë e fortë dhe tani duhet ta tregojë në këtë periudhë sa shumë cilësi që ka”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"