Nga Sane te Dejvis, Junajtid bën pazar të hapur në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 14:57

Nga Sane te Dejvis, Junajtid bën pazar të hapur në Mynih

“Sky Germany” raporton se Mançester Junajtid ka Leon Gorecka, Alfonso Dejvis dhe Leroi Sane në radarin e tyre.

bajern

Gjatë verës, “Djajtë e kuq” përfunduan një marrëveshje të dyfishtë për të nënshkruar me Matajs de Ligt dhe Nusair Mazraui nga Bajern Mynih për një total prej 60 milionë euro, duke përfshirë shtesat. Tani, sipas “Sky Germany”, Mançesteri po shikon edhe një herë lojtarët e klubit bavarez. Gorecka, Sane dhe Dejvis janë të gjithë në “lupën” e Junajtid. Me kontratë deri në vitin 2026, Leon është gjetur në një situatë shumë të vështirë që kur Vinsent Kompani mori detyrën e trajnerit, pasi ka luajtur vetëm 14 minuta në të gjitha garat këtë sezon.

Pavarësisht kësaj, Gorecka nuk ka shfaqur ndonjë interes për t’u larguar nga klubi, me mesfushorin qendror që lufton fort për vendin e tij. Alfonso dhe Sane, ndërkohë, janë të dy jashtë kontratës në fund të sezonit. Negociatat e bavarezëve me Dejvis duket se kanë “goditur” në një pengesë mbi kërkesat e lojtarit.

Megjithatë, Real Madrid duket se ka shanset më të mira për ta transferuar. Në bazë të raportimeve nga “Sky”, Bajerni është në bisedime për kontratën me Sane, i cili është rikthyer në palestër të plotë nga një problem me kockat pubike. Anësori 28-vjeçar iu bashkua Bajernit nga rivalët lokalë të Mançester Junajtid, Mançester Siti, në vitin 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"