Nga Sopoti te Turbina, Naftëtari dhe Gramshi, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 15:35

Nga Sopoti te Turbina, Naftëtari dhe Gramshi, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë

Sopoti zhvilloi fundjavën e shkuar një miqësore ndaj Gramshit, takim i cili u luajt në Librazhd dhe ekipi i trajnerit Besnik Kolës fitoi me golin e Kevin Myslimit. Ndeshja u dominua nga Sopoti, që po bëhet gati për ndeshjen e së shtunës në kampionat kundër Luzit.

kategoria-e-dyte

Për lojtarët në provë, duket se vendimi për të qëndruar është marrë. Dyshime ka për portën, ku po shihet një alternativë e minutës së fundit. Sulmi do të jetë ai i fazës së parë, pasi dështuan bisedimet me disa lojtarë. Largimi i Jugut nuk ka krijuar boshllëqe në mbrojtje, pasi ka alternativa. Me gjasë Sopoti do të bëjë afrime në minutën e fundit. LEDION QOSHKU

 TURBINA

Turbina është thuajse gati për startin e fazës së dytë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i cërrikasve, portieri Renato Toromani tha: “Kemi bërë një fazë përgatitore të mirë dhe jemi të kënaqur. Kemi marrë disa përforcime cilësore, që e kanë blinduar edhe më shumë ekipin. Të dielën kemi një përballje të fortë, me Devollin në transfertë. Jam i bindur që do ta nisim mbarë 2025-ën. Si portieri i skuadrës do bëjë të pamundurën, për ta mbajtur të pa prekur portën”.   MARIGLEN MIRAKA

 NAFTËTARI

Kuçovarët e mbyllën javën e shkuar me një miqësore, ku u mundën 2-1 nga Oriku në transfertë. Për Naftëtarin shënoi sulmuesi Samuel Vrapi. Përtej humbjes ndaj një ekipi pretendent për ngjitjen në të Parën, kuçovarët demonstruar një paraqitje të pëlqyeshme, duke dhënë sinjale pozitive për fazën e dytë. Për sa i përket merkatos, në ekip është afruar sulmuesi kolumbian, Anderson Serna, 31 vjeç. Sipas drejtuesve , parashikohet edhe një përforcim tjetër në repartin e mbrojtjes.  ARBEN ÇEPANI

GRAMSHI

Ekipi i Gramshit është gati për fazën e dytë të kampionatit. Për “Panorama Sport”, trajneri Besnik Bashaliu u shpreh: “Skuadra është në formë shumë të mirë pas një fazë intensive dimërore. Kemi zhvilluar ndeshje miqësore, që na kanë ndihmuar shumë. Kemi afruar disa lojtarë, që pritet të përforcojnë ekipin. Të shtunën do të luajmë përballë Naftëtarit në fushën tonë dhe presim vetëm fitoren, për ta nisur sa më mbarë këtë vit dhe të ngjitemi jemi më lart në renditje”. MARIGLEN MIRAKA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"