Nga statistikat te golat më të bukur, zbuloni trajnerin më të mirë dhe më të dobët të javës së 13-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2024 | 22:18

Nga statistikat te golat më të bukur, zbuloni trajnerin më të mirë dhe më të dobët të javës së 13-të të Superiores

*Si për koincidencë, java e 13-të e kampionatit solli 13 gola. U regjistruan 2 fitore, që u përkasin Partizanit dhe Tiranës, dhe 3 barazime. Ndeshja me më shumë gola ishte Tirana-Bylis, 4-0.

superiore-11-1.jpg

*Dy gola “blic” u realizuan këtë javë, i pari nga Regi Lushkja i Egnatias që në minutën e parë, dhe i dyti nga Agan Mjaki i Laçit që në minutën e 3-të.

*E vetmja skuadër që nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës këtë javë ishte Bylisi.

*Vllaznia, Elbasani dhe Skënderbeu janë 3 skuadrat që morën pikë jashtë fushës së tyre, duke fiksuar të njëjtin rezultat, 1-1.

*Dy penallti u akorduan në 5 ndeshjet e kësaj jave. Zharmuni i Tiranës e ktheu në gol ndaj Bylisit, kurse Tsague i Elbasanit e humbi në ndeshjen me Laçin.

*Dopieta e vetme e javës i takon sulmuesit të Tiranës, Valid Zharmunit, i cili është ngjitur në kuotën e 5 golave.

GOLI I JAVËS

Kapiteni i Partizanit, Tedi Cara, realizoi golin e avantazhit në derbin me Dinamon, falë një inkursioni personal, të finalizuar me një të majtë potente.

Një veprim individual mjaft i mirë nga sulmuesi kavajas, që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë hapësirën që i la kundërshtari. Një tjetër gol i bukur i javës së 13-të ishte ai i Mjakit të Laçit, i realizuar pas një aksioni të bukur.

trajneri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"