Nga stërvitja te analiza, Bylisi me një marsh tjetër për vitin 2025

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2024 | 20:52

Nga stërvitja te analiza, Bylisi me një marsh tjetër për vitin 2025

Ballshiotët janë duke punuar në këto seanca të fundit stërvitore për vitin 2024, në kompleksin “Bylis”, por edhe me ndonjë ndeshje kontrolli në “Adush Muçaj”.

bylis dede

Seanca e djeshme ka qenë me mungesa në kontingjent, por të justifikuara. Tre nga lojtarët titullarë të sfidës së fundit në Durrës, nuk janë stërvitur dhe me grupin. Përndreca, Marku dhe Ofori kanë qenë pjesë e skuadrës U-19, në sfidën që kanë zhvilluar në Fier me vendasit, ku skuadra e Arben Ahmetajt u mund 1-0.

Nga sa është mësuar deri më tani, për shkak edhe se faza përgatitore e janarit do të nisë herët, mendohet në 2 ose 3 janar, lojtarët e huaj që janë të shumtë në Ballsh do t’i kalojnë festat në Shqipëri, një pjesë në Ballsh, Fier, Vlorë apo dhe Tiranë. Kjo është kthyer në një traditë, aq më tepër klubi organizon edhe darkën e fund vitit me tërë skuadrës por edhe të huajt që festojnë së bashku në kompleksin “Gjanica”. Madje, klubi po bëhet gati që tani për fazën përgatitore dimërore, e cila do të zhvillohet në kushtet e shtëpisë.

Në Ballsh po e mbajnë në gjendje mjaft të mirë si fushën e “Adush Muçajt”, ashtu edhe atë të kompleksit sportiv “Bylis”. Tërë skuadra në ditët e para do të jetë e grumbulluar në kompleksin “Gjanica”, aty ku edhe do të jenë në regjim të fortë. Në Ballsh do të kërkojnë me patjetër mbijetesën, ndaj edhe në klub po mendojnë me detaje, për të qenë të kujdesshëm në çdo aspekt, por sidomos me merkaton.

ANALIZA – Këto ditë pritet që të mbahet edhe analiza, madje jo vetëm për skuadrën e parë, por strukturat e klubit në tërësi. Madje, duke përfshirë ecurinë në pjesën e parë të skuadra e Superiores, duke nxjerrë në dukje sidomos pikat jetike, në mënyrë që të korrigjohen e po ashtu edhe te skuadra “B” që synon ngjitjen në Kategorinë e Dytë apo dhe ekipi U22 dhe U-19, prej se cilëve kërkohet titulli sërish apo dhe U17 e deri te fëmijët e U-9. Presidenca ka investuar shumë vitet e fundit në përmirësimin e infrastrukturës dhe përfaqësimit të ekipeve në garat respektive.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"