Nga trajneri te lojtarët, sa shumë debutues te Tirana në derbin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 14:40

Nga trajneri te lojtarët, sa shumë debutues te Tirana në derbin me Partizanin

Tirana është surpriza që duhet të zbulohet në derbi. Kjo sepse bardheblutë si asnjëherë tjetër, vijnë në derbi me 12 lojtarë që asnjëherë nuk kanë luajtur në derbi si bardheblu, ndërsa trajneri Bledi Shkëmbi ka qenë futbollist i Partizanit.

tiranaa

Të gjithë e kanë konsideruar handikap, por kjo mund të jetë edhe një plus, pasi ekipi nuk do të hyjë në emocion dhe do të luajë një sfidë të pa ndikuar.

TRAJNERI – Bledi Shkëmbi e ka sefte me Tiranën kundër Partizanit. Derbin më parë e ka luajtur si futbollist i kuq. Madje, ai mbahet mend si autori i një goli fantastik në portën bardheblu, ndaj Bledi Nallbanit.

LOJTARËT – Nga 13 futbollistë që erdhën në verë, vetëm një e ka shijuar derbin. Ai është Aldi Gjumsi. Pjesa tjetër e lojtarëve nuk ka luajtur asnjëherë një derbi-Partizani. Për të mos folur se shumica e tyre as nuk e dinin se çfarë ishte Superiorja. Debutues në derbi është edhe Selmani, i cili nuk luajti vjet. Nga skuadra e vjetshme kanë mbetur vetëm Kozi, Jonuzi, Mici, Haxhiu, Tola, Meta dhe Jaku.rwerOLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"