Nga trajneri te rezervat, i gjithë Milani është në dilemë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 14:35

Nga trajneri te rezervat, i gjithë Milani është në dilemë

Problemet janë kaq të shumta dhe të përhapura në të gjitha nivelet, saqë identifikimi i përgjegjësve për krizën e Milanit është gjithçka tjetër përveçse i thjeshtë.MILANFokusi, megjithatë, i cili në harkun kohor të disa javëve kaloi nga Paulo Fonseka te senatorët e skuadrës, anashkaloi një nga shkaqet e këtij fillimi të dobët të sezonit, pikërisht merkaton. Dhe tonet e përdoruara janë të buta e bujare pavarësisht se puna e bërë nga triada Ibrahimoviç-FurlaniMoncada verën e kaluar është e paplotë. Problematika është shumë e qartë dhe skualifikimi i Teo Hernandez pas përjashtimit të çmendur në fund të ndeshjes në Firence do të nxjerrë në pah shumë shpejt mangësitë e skuadrës që i është vënë në dispozicion trajnerit portugez. Edhe sot e kësaj dite një zëvendës i mirëfilltë për Teon nuk ekziston edhe pse kjo nevoja ishte shfaqur që në sezonin e kaluar. Sigurisht, në teori, Terraçiano mund ta përmbushë atë rol, por diferenca teknike mes francezit dhe ish-lojtarit të Veronës është objektivisht shumë e madhe, siç është hendeku që ndan Moratën dhe Abrahamin nga zëvendësuesit e tyre natyralë, pikërisht Luka Joviç.

PROBLEMATIKAT – Është fare e qartë se “zëvendësuesit” nuk janë në nivel me titullarët. Okafor nuk është Leao, Çukvueze nuk është Pulisiç, Musah nuk është Fofana, vetëm për të përmendur disa. Por problemet dalin në pah sidomos në rolin e regjisorit ku përveç Benaserit të dëmtuar, i cili gjithsesi ishte në merkato deri në minutën e fundit, te Milani nuk ka asnjë lojtar me atë lloj karakteristikash. Me gjithë respektin për ndërtimin nga prapavija, i cili në realitet është gjithmonë shumë i lodhshëm.

Do të kishte alternativa në qendër të mbrojtjes, ku, megjithatë, në mënyrë të pakuptueshme Pavloviç ka humbur ngadalë terren ndaj të shkëlqyerit Mateo Gabia, i vetmi lojtar vërtet i palëvizshëm në këtë sektor dhe Fik Tomori, kurrë solid si shoku i tij i skuadrës dhe për rrjedhojë, në mënyrë të pashpjegueshme i përjashtuar nga rrotacionet. Edhe ky aspekt i fundit në vetvete po bëhet problem: në një përpjekje për të formuar ekipin e tij, Fonseka ka përdorur të njëjtën njëmbëdhjetësh pa pushim. Gjë që çon, natyrisht, në një mbingarkesë të punës, e cila, në planin afatgjatë, do të ndikojë në rendiment. Por ky, për momentin, është një diskutim më vete.

ZGJIDHJET – Fakti mbetet që ekipi duket se nuk është ndërtuar shumë mirë dhe se njëfarë faji, për rrjedhojë, duhet t’i atribuohet edhe një linje drejtuese që ka zgjedhur të mbajë gjithmonë një profil të ulët dhe të “qajë hallet” brenda shtëpisë. Është një zgjedhje, ndoshta edhe e kuptueshme, por që nuk jep rezultat. Ka kohë për të korrigjuar situatën, megjithatë nuk ka një ide të qartë nëse do të ketë edhe vullnet. Do ta marrim vesh në janar, kur mund të vendosen disa arna, duke shpresuar se për lojtarët dhe tifozët e Milanit nuk do të jetë shumë vonë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"