Nga transferimi te synimet, prezantohet serbi Pavloviç: Ibra më joshi shpejt, mbrojtësit si unë janë të rrallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 23:57

Nga transferimi te synimet, prezantohet serbi Pavloviç: Ibra më joshi shpejt, mbrojtësit si unë janë të rrallë

E djeshmja ka qenë dita e Strahinja Pavloviçit. Pas pati folur më parë për televizionin e klubit, serbi është prezantuar më në fund para mediave si blerja e re e “Djallit”. Në vijim edhe konferenca e tij për shtyp.

PAVLOVIC

Si e mori familja interesin e Milanit?

Ata janë krenarë dhe të lumtur. Ata do të vijnë në ndeshjen e parë të kampionatit. Janë padyshim të lumtur dhe krenarë.

Sa i rëndësishëm ishte Ibra për t’ju bindur që të vini në Milano?

Ishte thelbësor për mua. Pas kontaktit të parë ai nisi menjëherë të më fliste për projektin dhe se Milani është një klub i madh. Sa më shumë që flisja me Zlatanin, aq më shumë bindesha. E kuptova sa shumë më donin.

Çfarë mbrojtës jeni?

Jam një lojtar agresiv. Më duhet ende të flas me trajnerin, jam këtu për të bërë atë që ai më kërkon. Mbrojtja me trekatër pak ndryshim për mua. Jam këtu për të dhënë 200 për qind.

Keni folur me ndonjë lojtar serb?

Kam folur me disa lojtarë serbë që luajnë në Itali. Ardhja në Itali është zgjedhja e duhur për mua. Në Itali mund të përmirësohem shumë.

Cili është idhulli juaj nga e kaluara e Milanit?

Zgjodha 31 që është numri që kisha në Salcburg. Pastaj mësova se Stami, i cili ka qenë gjithmonë një hero për mua, e kishte veshur këtu. Shumë na krahasojnë me të, me siguri për shkak të flokëve (qesh), por përveç kësaj ne të dy kemi agresivitetin më të madh.

Me kë do të konkurroni për kampionatin?

Në Itali ka skuadra të shkëlqyera, ka konkurrencë të madhe për skudeton. Krahasimi me Interin? Kam folur me shumë tifozë, ka respekt të madh mes dy klubeve. Kjo është e bukur.

Çfarë mund të përmirësoni te Milani?

Çdo ditë duhet të përmirësohem dhe të mësoj. Nuk e di se çfarë mund të përmirësoj konkretisht, por mund të them se do të jap gjithçka çdo ditë.

Si jeni fizikisht?

Ndihem në formë, jam mirë dhe jam kushte ideale fizike. Që kur erdha po stërvitem në “Milanello”, por edhe me Salburgun nuk e kisha ndalur punën.

Cilat janë ëndrrat tuaja tani që jeni në Milan?

Kur vjen një klub i madh si Milani, ëndrrat janë të mëdha.

Çfarë mendoni për “Milanello”-n?

Gjithçka ka qenë pozitive që kur kam ardhur. Është një ëndërr e realizuar. Vendi ku stërvitemi është e bukur, të gjithë po më ndihmojnë. Më pëlqen edhe qyteti, edhe pse kam vetëm pak ditë këtu.

Çfarë mund t’i sjellë Milanit fakti që jeni mëngjarash?

Si një lojtar mëngjarash është një avantazh sepse nuk ka mbrojtës të tjerë që luajnë me këmbën e majtë.

A keni parë ndonjë ndeshje të Milanit vitin e kaluar?

Po, kam parë disa. Kam parë golat e pësuar. I gjithë ekipi duhet të punojë në sulm dhe mbrojtje. Duhet të jemi kompakt.

Mund të bëni edhe role të tjera?

Kur isha më i vogël kam bërë edhe role të tjera. Kam pasur një trajner që më ka përdorur në role të ndryshme dhe kjo më ka ndihmuar.

Çfarë mund të sjellësh në një ndeshje si derbi?

Kam luajtur derbin e Beogradit. Isha shumë i ri dhe menjëherë mësova se çfarë do të thotë të menaxhosh presionin në sfida si derbi.

Jeni të emocionuar që së shpejti do të dëgjoni brohoritmat e tifozerisë?

Jam i lumtur. Dua të futem në fushë dhe t’u tregoj të gjithëve cilësitë e mia. Shpresoj të jem në gjendje të tregoj se kush jam dhe se tifozët do ta vlerësojnë mënyrën si luaj.

A ka Inter sulmin më të fortë në Serinë A?

Nuk e di nëse janë më të mirët, por kanë cilësi të mëdha. Kam luajtur dy herë kundër Interit dhe di të them se kanë sulmues të fortë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"