Nga triumfi në shtesë ndaj Skënderbeut te trajneri i ri i Partizanit, rrëfehet Abilaliaj: Ja çfarë më kënaqi te kjo skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2024 | 23:30

Nga triumfi në shtesë ndaj Skënderbeut te trajneri i ri i Partizanit, rrëfehet Abilaliaj: Ja çfarë më kënaqi te kjo skuadër

Arbër Abilaliaj, trajneri i përkohshëm i Partizanit, u shpreh i lumtur për triumfin 2-1 që të kuqtë arritën në shtëpi ndaj Skënderbeut. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku vlonjat i “Demave” ndër të tjera u shpreh:  

abilaliaj

“3 pikë tepër të rëndësishme. Në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, nuk arritëm të merrnim pikët, sot i bëmë të dyja, bëmë edhe lojën, morëm edhe 3 pikët. Na duheshin patjetër. Jam shumë i kënaqur për vetë faktin që ky ekip ka gjetur grindën dhe shpirtin luftarak.

Të gjithë futbollistët japin maksimumin, si ata që luajnë nga fillimi si ata që futen nga stoli. Kjo është kënaqësia më e madhe. Kjo ka qenë një pikat tona më të forta edhe më përpara. Jam i kënaqur sepse arrijmë të shënojmë dhe me gjithë forcën dhe vullnetin duam të shkojmë te fitorja deri në sekondën e fundit. Këtë e tregoi edhe goli i dytë, që ishte gati një aksion perfekt.  

Pas minutës së 26-të të pjesës së parë, patëm një rënie psikologjike në momentin që bëmë golin. Në pjesën e dytë e nisi Skënderbeu mirë në 10 minutat e para duke shënuar dhe golin, por nga ai moment u kthyem në lojë. Zëvendësimet na ndihmuan shumë. Na dhanë freski dhe dinamikë na ekip. Ndëshkimi me karton të kuq ndikoi. U afruam akoma më shumë me portën. 

Idetë për trajnerin janë të qartë. Në ditët në vazhdim do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri. Nga nesër fillojmë punën normalisht për të kompletuar ekipin dhe për të prezantuar trajnerin e ri”, u shpreh Abilaliaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"