Lojërat Olimpike Speciale dhe debutimi kuqezi në 1995-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2024 | 22:33

Lojërat Olimpike Speciale dhe debutimi kuqezi në 1995-ën

NGA UVIL ZAJMI

Pas Lojërave Olimpike, sot Parisi do të ndizet sërish, pasi do të nisin Lojërat Paraolimpike. Në zemër të kryeqytetit francez u mbajt një ceremoni spektakolare e hapjes në orën 20:00, teksa do të marrin pjesë 4400 atletë paraolimpikë nga 184 delegacione për të festuar fillimin e 11 ditëve të garave, duke filluar nga 29 gushti.

WhatsApp Image 2024-08-28 at 22.17.05

Ceremonia do të zhvillohet edhe një herë jashtë perimetrit të një stadiumi, duke parakaluar përgjatë rrugës së famshme të Parisit, “Ville Lumiere” dhe arritur në vendin e hapjes zyrtare të Lojërave Paralimpike në sheshin ikonik të kryeqytetit francez.

Si Lojërat Paraolimpike, ashtu edhe ato special, iu ofrojnë personave me aftësi të kufizuar mundësinë që të garojnë në nivel botëror. Ky është një bashkëpunim ndërmjet shoqatave me karakter vullnetar mbi bazën nonprofit. Kriteret kryesore për këtë eveniment janë: 1. Natyra e aftësive të kufizuara; 2. Filozofia sportive në respektimin e kritereve në pjesëmarrjes; 3. Struktura e Lojrave; Ndërkohë, për personat me aftësi të kufizuar, organizohen edhe Lojrat Dimërore.

ÇFARË JANË LOJËRAT OLIMPIKE SPECIALE

“Special Olympics Game” parashikon veprimtari të çdo niveli në disiplina të ngjashme me ato olimpike, duke nisur nga mosha 8- vjeçare. Kjo lëvizje ka si qëllim të lehtësojë integrimin social, duke organizuar aktivitete me pjesëmarre të personave me aftësi të kufizuara intelektuale, mendore, zhvillim të vonshëm, ose që manifestojnë probleme të zhvillimit fizik, me funksione të kufizuara në të kuptuarin dhe të ambjentuarit. Për këtë qëllim, “Special Olympics” janë të hapura për të gjithë dhe garantojnë pjesëmarrës të lirë në këto veprimtari.

Qëndra e saj ndodhet në “Washington DC” dhe kjo lëvizje përfshin 170 shtete, të ndarë në 7 departamente. Si projekte ka programe të zhvillimit dhe iniciativa olimpike për katër milionë sportistë. Kjo shoqëri publike administrohet nga një këshill ndërkombëtar dhe një këshill me përfaqësues të çdo vendi. “Special Olimpics World Games” janë të pavarura nga Lojërat Olimpike dhe ato Paraolimpike, ndërsa organizohen një vit para tyre në një vend, shtet dhe qytet tjetër.

VITI 1995, SHQIPËRIA PËR HERË TË PARË

“Special Olimpics World Games” në vitin 1995 është konkurrimi i parë i Shqipërisë në në një veprimtari të tillë. Një përfaqësim debutues historik, që u organizua në Konektikat të SHBA-së, me pjesëmarrjen e 143 shteteve, 7000 konkurues në 21 sporte. Ato do të hapen më 1 deri me 10 korrik dhe do të zhvillohen në stadiumin “Yale Boul”. Në ceremoninë përuruese do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së në atë kohë, Bill Klinton, që do të mbajë fjalën hapëse. Në këtë turne Shqipëria do të marrë pjesë më 7 konkurues, duke fituar edhe dy madalje ari.

WhatsApp Image 2024-08-28 at 22.17.05 (1)

Por, kush ishte grupi, cilët ishin sportistët, drejtues e trajnerë të atij delegacioni unikal që u prezantua në ato Lojëra Speciale? Si e kujton sot, Gëzim Llabani, atë turne, nga përzgjedhja, përgatitja, garimi dhe medalja dhuratë nga presidenti Klinton. Ata që morrën iniciativën, grupi nismëtar për krijmin e asaj shoqate, ishin Dashamir Shehi, në atë kohë Ministër i Punës dhe Emigracionit, Arben Jorgoni, President i Komitet Olimpik Shqiptar dhe veçanërisht Virgjil Nano, drejtor i shkollës “Luigj Guarkuqi” në Tiranë, që i trajnonte këta fëmijë me probleme shendetësore.

WhatsApp Image 2024-08-28 at 22.17.05 (2)

Gjithashtu Astrit Kondo, Drejtor i Mjeteve Mësimore Tiranë, një ndër të parët ideatorë për krijimin e këtij Komiteti Special. Në vitin 1993, në Tiranë, në mjediset e ministrisë do të organizohet një takim, ku janë të pranishëm shumë pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, familjarë, prindër, mësues, shokë, miq të fëmijëve me probleme shëndetësore.

WhatsApp Image 2024-08-28 at 22.17.05 (3)

Gjithçka me idenë për të krijuar Komitetin Special Shqiptar dhe pas përpjekjeve të vazhdueshme, qëllimi u arrit. Gëzim Llabani u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa kryesia përbëhej nga Virgjil Nano, Dashamir Gëzdari, Astrit Kondo, Pirro Jani, Koço Gaba dhe Gëzim Llabani (të gjithë vullnetarë).

WhatsApp Image 2024-08-28 at 22.17.05 (4)

SI NDRYSHOJNË LOJRAT PARAOLIMPIKE

Pak më ndryshe janë Lojrat Paraolimpike. Janë një veprimtari për persona me aftësi të kufizuar fizike. Në këto lojëra kanë të drejtë vetëm njerëzit invalidë, paaftësi mendore nga dëmtime në tru, me shikim të kufizuar etj. Lojrat Paraolimpike parashikojnë përfaqësime të sportistëve me rezulatet të larta, të cilët mund të marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare.

Ato adminsitrohen nga CIP (Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik), anëtarët e të cilit zgjidhen nga komitete të shteteve të ndryshme. Asambeja e Përgjithshme mblidhet ku janë të pranishme 165 shtete dhe katër organizatat e përfshira me aftësi të kufizuara. Lojrat Paraolimpike zhvillohen në të njëjtin vit dhe shtet, tri javë pas përfundimit të Lojrave Olimpike zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"