Ngërç mes Junajtid dhe mesfushorit titullar për rinovimin, Çelsi gati të përfitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2025 | 21:57

Ngërç mes Junajtid dhe mesfushorit titullar për rinovimin, Çelsi gati të përfitojë

Çelsi po udhëheq përpjekjet për të nënshkruar me Kobie Meinonë në një marrëveshje sensacionale nëse mesfushori i Mançester Junajtid vendos që të largohet nga “Old Trafford”.

MEINO

Junajtid ka arritur një ngërç në bisedimet për kontratën me përfaqësuesit e mesfushorit të akademisë, duke paralajmëruar klubet më të mira evropiane për faktin se ai mund të shitet këtë muaj ose në fund të sezonit. “Mail Sport” zbuloi se Çelsi është në pozicionin e ekipit favorit për të nënshkruar me 19-vjeçarin, nëse ai nuk do të bjerë dakord për rinovimin me klubin, megjithëse do të ketë konkurrencë nga rivalët e tyre në Premier Ligë dhe klubet e mëdha jashtë vendit.

Mançesteri shpreson se ende mund të arrihet një kompromis dhe ata mund të mbajnë yllin e tyre. Meino nënshkroi një kontratë të re vitin e kaluar, e cila e lidh atë me Mançester Junajtid deri në qershor 2027, por ai ka qenë në bisedime për një marrëveshje të re që do të pasqyronte statusin e tij si një lojtar i rregullt i ekipit të parë dhe si futbollist i kombëtares angleze, ndërsa ishte titullar në finalen e “Euro 2024”.

Megjithatë, Junajtid po përpiqet të ulë faturën e pagave të tyre, ndërsa kërkon të largojë futbollistë me paga shumë të larta në merkaton e janarit, si Kasemiro me 375,000 £ në javë, Markus Rashford me 315,000 £ dhe Antoni me 200,000 £.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"