Ngjarje e rëndë me 2 të vdekur/ Raketat ruse shkatërrojnë hotelin ku do të qëndronte Shakhtar Donetsk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 20:20

Ngjarje e rëndë me 2 të vdekur/ Raketat ruse shkatërrojnë hotelin ku do të qëndronte Shakhtar Donetsk

Një sulm me raketa nga ana e Rusisë mbrëmjen e kaluar shkatërroi një hotel në qytetin e Kryvyi Rih, i cili duhej të akomodonte ekipin e Shakhtar Donetsk,  për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kryvbas.

111

Këtë e ka bërë të ditur klubi ukrainas i futbollit, i cili është shprehur i tronditur nga ngjarja. Sulmi, përveç shkatërrimit të strukturës, shkaktoi dy të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas Shërbimit të Emergjencave Shtetërore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"