Postuar: Nëntor 30, 2022 | 18:34
Ngjarje e rëndë! Përplaset nga një kamion, ndërron jetë ish-kampioni i çiklizmit
Ish-kampioni i çiklizmit Davide Rebelin ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. 51-vjeçari po ngiste biçikletën e tij për një stërvitje kur u godit dhe përplas nga një kamion në zonën e Vicenzës.
Shoferi i kamionit nuk e kishte vënë re aksidentin dhe vazhdoi rrugën e tij.
Ai ishte çiklist profesionist që nga viti 1992. Rebelin kishte fituar një garë Amstel Gold, tre edicione të Freccia Vallone dhe një fazë të “Giro d’Italia” në karrierën e tij.
Rebelin pati marrë dhe një medalje argjendi në Lojërat e Pekinit, por iu u hoq më vonë për shkak se testi i dopingut rezultoi pozitiv.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"