Ngjeshja e ndeshjeve, një shans për stolin e Dinamos
Në këtë periudhë të sezonit do të luhen ndeshje çdo tri ditë për skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin edhe në Kupën e Shqipërisë, siç është Dinamo. Blutë luajnë 3 ndeshje nga data 1 deri më 10 shkurt mes kampionatit dhe Kupës.
Ngarkesa është vërtet e madhe në këtë situatë një rëndësi të madhe merr stoli. Trajneri Ilir Daja ka një organikë të pasur dhe pritet që të bëjë ndonjë rotacion të vogël në këto ndeshje. Fjort Jonuzi, afrimi i rëndësishëm i merkatos së dimrit, pritet që të luajë ndeshjen e parë si titullar me Dinamon, aq më tepër që Toli dhe Karamba, dy lojtarë të tjerë të mesfushës, vijnë nga problemet muskulore.
Lojtarë të tjerë që mund të marrin më shumë minuta në këtë periudhë janë Vila, Maliqi dhe Rufati. Dëmtimet dhe kartonët që shoqërojnë çdo ekip gjatë një kampionati e bëjnë të pashmangshëm alternimin e lojtarëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"