“Ngrijnë” aksionet e Flamurtarit dhe Orikut, ka debate në këshill. Shfryn edhe Sokol Kushta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2023 | 11:41

“Ngrijnë” aksionet e Flamurtarit dhe Orikut, ka debate në këshill. Shfryn edhe Sokol Kushta

Privatizimi i Flamurtarit dhe Orikut ndez sërish debatet në Këshillin Bashkiak. Mosdalja në treg ende e aksioneve, ka sjellë përsëri diskutime në mbledhjen e fundvitit.

kushta

Dje u miratua buxheti i Bashkisë së Vlorës për 2024-ën, por fon- di edhe këtë vit ishte zero për Flamurtarin. Sokol Kushta kujton se ka ardhur koha që të hidhet hapi i madh për klubin, pasi po zgjatet shumë.

“Unë kam qenë administrator te Flamurtari. Klubi, që nga viti 2000 mund të ketë harxhuar rreth 15 milionë euro dhe nuk ka pasur asnjë përfitim për disa aksione që mund t’i shiste dhe të ishte një ndërmarrjeprivate. Nuk mund ta vazhdojë me dëshira. Ne dashamirësit, duhet të vendosim pak me mendje dhe jo me dëshirë. Të vijnë sa më shpejtë, të nxjerrin aksionet në treg”, tha Kushta.

Edhe këshilltari Arsen Balaj, pohoi se procesi i privatizimit të Flamurtarit dhe Orikut është i vonuar, ndërsa procedura duhet të hapet në vitin 2024. Balaj ngriti si shqetësim mungesën e fondit për Orikun.

“Kemi qenë bashkë dhe kemi diskutuar. Nuk mundet që të mos financohet një klub në dhjetor, kur viti kalendarik mbaron në maj. Kemi rënë dakord që për vitin 2024, të përgatitet dhe Flamurtari dhe Orikumi për privatizimin. Viti futbollistik mbaron në maj dhe jo në dhjetor. Por në këto 6 muaj çfarë do bëjnë këta?! Çfarë do bëhet deri në maj, do luajnë këta njerëz, do sh- kojnë në transferta, do hanë e do pinë? Kjo është ndërmar- rja e bashkisë, kush do mbajë përgjegjësi për këta 30 vetë që janë aty?!”, tha ai.

Për këtë çështje foli edhe Sokol Kushta: “Kemi dy gjëra. Kemi një dëshirë. Kemi dhe një ligj. Dëshira jonë në e madhe. Lamë ca detyra që të fillojë vlerësimi i aksioneve që atyre zotërinjve që kanë dhënë kontribut t’u jepen aksione. Ajo është ndërmarrje e bashkisë, nëse kjo e fundit kërkon që ta financojë, të mblidhemi të vendosim një administrator dhe një buxhet derisa të dalin aksionet. Ne jemi te ligji dhe jo te dëshira. Nëse ata nuk kanë mundësi për 6 muaj, të vijnë të bëjnë një kërkesë dhe kryetari do ngrejë një bord”, tha ai. Edhe këshilltari Gëzim Çapo e cilësoi të pakuptimtë mosakordimin e fundit për Orikun. “Para disa muajsh, ne caktuam një sasi lekësh për Orikumin. Shikoj se në buxhetin e ri nuk ka. Cila është arsyeja? Pse nuk janë këto fonde?”, pyeti ai.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"