Ngushëllimi për Mbape, nisje e keqe me një fund të lumtur
Mbape e dinte fare mirë që ditën kur vendosi këmbën në Madrid, se do të ishte nën vëzhgim si të ishte pjesëmarrës në një “reality shou” “big brother”. Ajo që nuk dite ishte se lajmet në mediat do të ishin më shumë negative sesa optimiste.
Gjithçka është pasojë e një fillimi jo të mirë të sezonit prej tij. Francezi, i cili shënoi 44 gola në sezonin e kaluar, ka katër javë pa shënuar në thatësirën e tij më të gjatë si pjesë e Realit. Kohë jo të mira për Mbape, i cili gjithsesi mund të gjejë ngushëllim në bibliotekën e gazetave. Sepse, jo të gjithë yjet e nisën karrierën e tyre me sukses te Reali. Disave u duhej kohë për të shpërthyer… edhe pse kishte të tjerë që përfunduan larg versionit të tyre më të mirë.
Shembujt i ka aty në shtëpi. Vinicius për shembull, që sapo mbërriti në ekipin e bardhë ishte pre e kritikave. Madje në mjaft raste u bë dhe meme për t’u tallur. Por tani ai është lideri i Realit që i ka dhënë dy Champions-et e fundit. Tjetri është ish-kapiteni i “Los Blancos”, Karim Benzema. Në sezonin e tij të parë, njeriu që më vonë do të bëhej golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit me 354 gola, shënoi vetëm nëntë gola. Në 16 ndeshjet e tij të para merengue (njëlloj si Mbape) ai kishte shënuar vetëm pesë gola. Kilië tani ka tetë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"