Nikqi: Si në Kupë dhe kampionat, Vora e ka të qartë misionin e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 14:30

Nikqi: Si në Kupë dhe kampionat, Vora e ka të qartë misionin e saj

Vora ndihet disi e përkëdhelur nga kalendari që vjen pas pauzës së kampionatit. Javën që vjen luajnë dy ndeshje në shtëpi, ku për Kupë presin Gramshin, ndërsa në javën e tetë të kampionatit do të përballen me Lushnjën.

nikqi vora

Skuadra po zhvillon seancat stërvitore çdo ditë me një pushim në fundjavë, e më pas për të nisur nga e hëna stërvitje me dy formacione, një për Kupë dhe një për kampionat. Në këtë mënyrë do t’u lihet hapësira e nevojshme edhe lojtarëve që nuk kanë pasur minutazhin e duhur. Futbollisti 19-vjeçar, Dijar Nikqi, i dalë nga akademia e Tiranës, është aktivizuar në 5 ndeshje si zëvendësues gjatë shtatë javëve të para të kampionatit, duke luajtur gjithsej 55 minuta me Vorën.

Njëkohësisht ai aktivizohet edhe me ekipin U-21. Në lidhje me dy takimet e javës së ardhshme, Niqi për “Panorama Sport” deklaroi: “Vora është e prirur për fitore në çdo ndeshje, qofshin këto në Kupë apo kampionat. Kemi dy përballje të rëndësishme dhe aspak të lehta. Të rëndësishme, sepse si kundër Gramshit në Kupë e po ashtu edhe kundër Lushnjës në kampionat, ne do të kërkojmë fitoren, për të qenë në ndjekje të rivalëve tanë. Unë jam munduar të jap gjithmonë më të mirën, si për ekipin dhe për ecurinë e karrierës sime”.

ABDULLA DUSHKU  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"