Nismë e pazakontë, klubi i Serisë A u premton nga një birrë falas tifozëve të Napolit për ndeshjen e fazës së dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2024 | 20:56

Nismë e pazakontë, klubi i Serisë A u premton nga një birrë falas tifozëve të Napolit për ndeshjen e fazës së dytë

Komo u mund nga Napoli me shifrat 3-1 në “Diego Maradona” këtë fundjavë, por mori vlerësime për lojën që ofroi përballë skuadrës së Kontes. Tifozët napolitanë përgëzuan të shumtë në numër në rrjetet sociale klubin e sapongjitur në Serinë A dhe kjo bërë që ky i fundit të ndërmarrë një nismë të veçantë si falënderim.

sdffdsdsffsdfsdsdf

Klubi ka vendosur që t’u ofrojë një birrë falas në stadium për ndeshjen e kthimit të gjithë tifozëve napolitane që do të udhëtojnë për të parë sfidën e fazë së dytë të kampionatit.

“Komo 1907 dëshiron të falënderojë me sinqeritet Napolin dhe tifozët e tyre për shfaqjen e mrekullueshme të sjelljes sportive gjatë dhe pas ndeshjes të së premtes në mbrëmje. Atmosfera në stadiumin “Maradona” dhe mbështetja e të dy tifozerive, si brenda dhe jashtë fushës, ishin të në të njëjtën lartësi.

Për këtë arsye, Komo 1907 është i lumtur të njoftojë se do t’i ofrojë një birrë çdo tifozi të Napolit që udhëton në transfertë me rastin e ndeshjes së kthimit në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia” në shkurt 2025”, shkruhej në njoftimin e klubit të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"