Një debutim në Ligën e Europës, skuadra e Romës me motiv të veçantë para spanjollëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2024 | 21:02

Një debutim në Ligën e Europës, skuadra e Romës me motiv të veçantë para spanjollëve

Roma dhe Atletik Bilbao do të përballen më 26 shtator ora 21:00, teksa kjo ndeshje do të jetë e para për të dyja skuadrat në Ligën e Europës.

Roma1

Një ndeshje mjaft interesante ku Ivan Juriç do të ketë debutimin e tij në skenën ndërkombëtare. Kujtojmë se trajneri kroat u emërua në krye të Romës, pasi u shkarkua De Rosi.

Lajm i mirë për të mund të konsiderohet mungesa e mundshme e Niko Uilliams. Ylli i sulmit nuk duket se do të jetë i gatshëm për shkak dëmtimi.

Ndeshja e parë në Ligën e Europës për Juriç po ashtu vjen përballë tifozëve të Romës. Tjetër shtysë dhe motiv ky po ashtu për skuadrën, që ta nisin me fitore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"