Një gjerman dhe Riçi në mesfushë, Milani synon edhe Parizin për krahun
Drejtuesit e Milanit kanë nisur të kërkojnë një mesfushor të ri për merkaton e dimrit. Pavarësisht rikthimit në gatishmëri të Benaserit, i cili mund të përdorët që kundër Romës, duket se kanë nevojë për një lojtar tjetër për të përfshirë menjëherë në skuadër.
Ka shumë emra të lidhur tashmë me klubin kuqezi, por siç shkruan “Tuttosport”, emri i preferuar do të ishte ai i Anxhelo Shtiler, mesfushori gjerman i Shtutgartit. I lindur në vitin 2001, ai ka qënë pjesë e kombëtares së Nagelsmann që nga shtatori. Shtiler ka një rrogë me vlerë 700 mijë euro neto në vit deri në vitin 2027. Kërkesa në merkato nuk do të ishte më pak se 25-30 milionë euro. Një shifër e rëndësishme, madje deri diku e lartë për nga parametrat e Milanit, i cili shpesh bën bisedime mbi një bazë prej 20 milionë plus bonuse.
Një mesfushor jashtëzakonisht interesant, por që sipas gazetës do të ishte një opsion shumë kompleks për janarin dhe më i zbatueshëm në verë. Fjalimi i ngjashëm me atë për Samuele Riçin të Torinos që prej verës së 2023-shit është përfolur shpesh për një kalim te “Djalli”.
EDHE PARIZI – Siç thamë, Milani po vlerëson disa përforcime në kuadër të afatit kalimtar të janarit dhe një nga emrat që mund të përfundojë në radarin e kuqezinjve është ai i Fabiano Parizit, mbrojtësi i Fiorentinës. Pas një fillimi të sezonit me pak minuta në dispozicion, lojtari, dikur i Empolit, duket i destinuar të largohet nga Firence dhe ekipi i Fonsekës mund të jetë një nga destinacionet më të mundshme. Parizi, i lindur në vitin 2000, ka treguar se ka potencial të madh dhe pas përvojës pozitive në Empoli, ai mund të jetë profili i duhur për të forcuar repartin mbrojtës të kuqezinjve, si për shkathtësinë e tij, ashtu edhe për moshën e tij të re. Sidoqoftë, ai do të konkurronte edhe me Aleks Himenezin që për momentin i ka vjedhur vendin edhe Teo Hernandezit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"