Një gol pas Shevçenkos, amerikani Pulisiç: Milan i madh, por nuk ndeza një puro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2025 | 21:20

Një gol pas Shevçenkos, amerikani Pulisiç: Milan i madh, por nuk ndeza një puro

Kristian Pulisiç ësh të njeriu që ndikoi më së shumti në këtë edicion të Superkuëss së Italisë për Milanin. Me 10 gola në 22 ndeshje ai është golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon në të gjitha turnetë. Për më tepër, falë golit të djeshëm ai ka arritur të shënojë minimalisht 10 gola në të dy sezonet për Milanin në të gjitha turnetë (15 gola në 50 ndeshje në 2023/ 24).

pulisic

Më parë në karrierën e tij ai e kishte arritur diçka të tillë vetëm në 2019/20 (11 gola me Çelsin). Amerikani është vetëm lojtari i dytë që shënon të paktën dy gola për Milanin në një edicion të vetëm të Superkupës së Italisë, pas Andrij Shevçenkos i cili e bënte diçka të tillë më 21 gusht 2004 (tripletë kundër Lacios). Pikërisht Pulisiç ka dhënë edhe disa deklarata për televizionin e klubit kuqezi.

Konseisao ndezi përsëri një puro si në Porto?

Nuk dua të them asgjë, pyesni atë (qesh).

Po ju ndezët ndonjë puro?

Jo, nuk pi duhan (qesh),

Në finalet bëtë një tjetër reagim të mrekullueshëm…

Ky trofe ishte e rëndësishëm për ne. E ndryshuam sërish ndeshjen. edhe ndaj Interi edhe pse ishte e vështirë. Mendoj se është një ndjesi e mirë për grupin.

Trofeu i parë për Kardinalen si pronar. A mund të jetë një pikë kthese?

Që kur ka ardhur trajneri flet gjithmonë për urinë. Besoj se e patë atë uri ndaj Interit dhe ndaj Juves. Dy ndeshje të nisura keq por që në pjesët e dyta ne ditëm t’i ndryshojmë përsëri rrjedhën. Mendoj se ky është shpirti i madh i skuadrës.

Na tregoni përjetimet personale pasi keni shënuar në të dyja ndeshjet.

Nuk mund ta përshkruaj atë që ndiej. Është trofeu im i parë me Milanin, është gjithashtu e pabesueshme se si erdhi fitorja. Jam i lumtur për golin tim dhe për fitoren. Tani le të festojmë mirë sepse e merituam.

Çfarë ju tha Konseisao?

Kemi punuar shumë ditët e fundit. Ai ndryshoi energjinë në ekip, këtë energji e patë në të dyja ndeshjet. Pas këtij trofeu duhet të kemi edhe më shumë besim dhe të ecim përpara. Një sinjal force duhet ta japim që në ndeshjen e radhës.

Edhe Leao foli për një energji ndryshe. Me çfarë ju befasoi trajneri?

Intensiteti që ai vendos në stërvitjet tona çdo ditë. Ai tha se duhet ta kemi këtë vullnet dhe kjo është më e rëndësishme se taktikat.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"