Një goleadë në ditë feste, Elbasani shpallet zyrtarisht kampion i Kategorisë së Parë
Skuadra e Elbasanit është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht kampion i Kategorisë së Parë.
Këtë gjë e arritën falë triumfit 5-0 përballë Tomorit brenda në “Elbasan Arena”, edhe pasi Bylisi nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 me Vorën. Një arritje e madhe për të besuarit e Nevil Dedes, që përveç se kanë garantuar ngjitjen në Superiore pas kaq shumë vitesh, mund të paraqiten me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë.
Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me Klament.
ELBASANI-TOMORI 5-0
35′, 45’+1′, 57 Lleshi, 48′ Greca, 90 Kelemnt
ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, Gava, Kurti, K. Kasa, A. Kasa, Hasani, Greca, Hoxhaj, Lleshi.
Trajner: N. Dede
TOMORI: Zama, Baruti, Çaço, Pasmaçiu, Kasmollari, Hysolli, Gjoni, Arbri, Kumani, Hyseni, Oshafi.
Trajner: L. Hadaj
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"