“Një humbje sot do të ishte fatale”, Jahmir Hyka: Duhet parë forma e Hysajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 20:18

“Një humbje sot do të ishte fatale”, Jahmir Hyka: Duhet parë forma e Hysajt

Ish-mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka, ka folur para duelit që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Çekisë. Sipas 36-vjeçarit, një humbje sot do të ishte fatale për kuqezinjtë.  

WhatsApp Image 2024-10-11 at 20.15.31

“Një humbje sot do ishte pothuajse fatale. Por megjithatë mendoj se kemi mundësi të dalim me një rezultat pozitiv sepse cilësia në ekip është. Normalisht, duhet ta marrim veten nga ndeshja me Gjeorgjinë se nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Të shohim se si i ka motivuar trajneri për këtë ndeshje e shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv. 

Formacioni? Trajneri ka dashur më shumë stabilitet në mesfushën, duke futur Laçin se vrapon më shumë dhe sulmon portën mirë. Daku ka hyrë për Manajn, është kokë me kokë, është mëse e kuptueshme. Duhet parë forma e Hysajt, përtej eksperiencës që nuk hidhet poshtë. Por duhet parë forma se nuk është aktivizuar shumë muajt e fundit”, tha Hyka për “SuperSport”.  

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"