Postuar: Nëntor 9, 2024 | 22:58
Një karton i kuq dhe tre gola, fitojnë Kukësi dhe Kastrioti në Kategorinë e Parë
Kanë përfunduar dy sfidat e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë.
Kukësi arriti të fitojë në transfertën me Erzenin me rezultatin minimal 1-0. Heroi i sfidës është Sadiq i cili realizoi në minutën e 71-të. Nga ana tjetër Kastrioti mposhti me 2 gola Pogradecin.
Golat u shënuan nga Kapllani në minutën e 56-të dhe nga Hoxha në të 89-ën. Ndërsa liqenorët ngelën me 10 lojtarë në minutën e 33-të pasi Ivani u ndëshkua me karton të kuq.
REZULTATET
ERZENI 0-1 KUKËSI
71′ Sadiq
KASTRIOTI 2-0 POGRADECI
56′ Kapllani, 89′ Hoxha
33′ Paulo Ivani del nga fusha me karton të kuq.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"