Një mijë minuta në 50 ditë, ja si u “thye” Dani Karvahal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2024 | 14:50

Një mijë minuta në 50 ditë, ja si u “thye” Dani Karvahal

Dëmtimi i rëndë i pësuar nga Dani Karvahal ka qenë një goditje e rëndë për Realin e Madridit dhe kombëtaren spanjolle.dgftPor duket se gjithçka ka qenë e parashkruar. Mbrojtësi i djathtë i “Los Blancos” ka luajtur 1058 minuta në garat zyrtare në këtë sezon, të shpërndara mes Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle. Në total janë 13 ndeshje në të cilat ka marrë pjesë që nga dita e parë e Ligës, më 18 gusht, deri në këtë të shtunë, më 5 tetor, kur u dëmtua. Ose me fjalë të tjera, më shumë sesa 1000 minuta futboll në 50 ditë.

Mënyra se si u dëmtua mbrojtësi i djathtë i Realit Madridit në ndeshjen kundër Vijarrealit, sugjeron se lodhja e akumuluar në këmbët e numrit “2” nuk duhet të ketë një peshë specifike përcaktuese në ashpërsinë e diagnozës. Megjithatë, është e vërtetë që 13 ndeshje në 50 ditë, që është e barabartë me pothuajse dy në javë, duke marrë parasysh edhe që janë në fillim të sezonit, janë shumë. Ai ka humbur vetëm një takim, atë ndaj Alaveshit në Liga, më tej ka qenë gjithnjë i pranishëm në fushë.

Shifrat tregojnë se muskujt e tij kanë mbajtur një ngarkesë ndoshta të tepërt për kaq shumë minuta në fillim të një sezoni. Dhe ato ushqejnë debatin rreth ngarkesës së një orari që po i shtrëngon lojtarët në kufi. Sepse Dani Karvahal nuk është i vetmi i dëmtuar rëndë në këtë nisje të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"