Një natë para ndeshjes, zbulohet dilema e madhe e Çekisë për përballjen me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 21:44

Një natë para ndeshjes, zbulohet dilema e madhe e Çekisë për përballjen me Shqipërinë

Çekia ka dilema në portë. Kjo është zbuluar nga konferenca për shtyp e çekëve në prag të ndeshjes me Shqipërinë, që luhet nesër ora 20:45.

ss

Vetë trajneri ishte Ivan Hashek ishte ai që u pyet për situatën e portës.

Cila është situata sa i përket portierëve? “E keni vendosur se cili nga portierët do të luajë? “Jemi të qartë. Pasi kemi folur me trajnerin e portierëve. Portierët do e dinë në vazhdim kush do të luajë, kështu që nuk do e zbuloj tani”, u shpreh trajneri çek.

Matej Kovar, Antonin Kinski dhe Jedlicka janë portierët në dispozicion. Tashmë mbetet për t’u parë cili do mbrojë kundër Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"