Një nga më të mirët kundër Juventusit, Empoli poston foton e Ismajlit me shiritin e kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 13:04

Një nga më të mirët kundër Juventusit, Empoli poston foton e Ismajlit me shiritin e kapitenit

Empoli bëri surprizën mbrëmë kundër Juventusit duke i marrë një pikë.

-900-0-1726343841xismajli-907

Ekipi i shqiptarëve i bëri bllokadë bardhezinjve duke mos pësuar asnjë gol. Në fushë padyshim një nga më të mirët ishte mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli.

Ai e mbyll dhe sfidën me shiritin e kapitenit, duke qenë se është një prej tyre. Kjo nuk është hera e parë që Ismajli bën liderin për ekipin e tij. Ndërkohë në faqen zyrtare të klubit është hedhur një foto e mbrojtësit ku shfaqet mjaft i buzëqeshur. Shumë tifozë e kanë komplimentuar futbollistin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"