Postuar: Shtator 27, 2022 | 23:33
“Një nga ndeshjet e mia më të mira”, Myrto Uzuni: Fati i keq na ndjek gjithmonë, me daljen e Ismajlit u bë e vështirë
Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët në fushë në duelin ndaj Islandës që përfundoi në barazim 1-1. Në prononcimin pas ndeshjes, talenti beratas ndër të tjera u shpreh:
“E nisëm lojën shumë mirë, duhet të vazhdonim me të njëjtin rritëm, ndeshja mund të ishte mbaruar. Me daljen e Ismajlit ndeshja u bë e vështirë. Fati i keq po na ndjek gjithmonë, është mungesë përqendrimi. Të gjithë jemi të mërzitur. Ky është futbolli.
Kur ekipi është më i zgjatur ndihet hapësira. Por është përgjegjësi e jona dhe mungon. Në aspektin personal ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira, por jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur për këtë pjesë”, u shpreh Uzuni për “TV Klan”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"