Një nga qendërmbrojtësit më të mirë spanjoll, ka shënuar më shumë se Iniesta dhe Pirlo, si dhe më shumë se Zidane në Champions
Serxhio Ramos është nga ata futbollistët që nuk plaket kurrë dhe mosha nuk do të thotë asgjë për mbrojtësin spanjoll. Në moshën 37-vjecvare ai u rikthye sërish te klubi u fëmijërisë duke anashkaluar edhe milionat nga jashtë Spanjës. Vërtetë është një mbrojtës i hekurt, por Ramos ka edhe instinktin e golashënuesit.
Madje këtë detyrë Ramos e ka bërë shumë herë më mirë se disa nga virtuozët e futbollit ndërkombëtar. Statistikat janë të tilla që bëjnë krenar dhe të ndritur karrierën e 37-vjeçarit spanjoll. Gjatë karrierës së tij, e cila vazhdon ende se Sevilja, Serxhio Ramos ka shënuar 134 gola, statistika këto që lënë prapa dy fantazistët e famshëm të futbollit europian, Andrea Iniesta dhe Andrea Pirlo.
Serxhio Ramos ka shënuar në arenën ndërkombëtare më shumë gola sesa kanë realizuar futbollistë dhe sulmues me famë, si Karlos Tevez, Françesko Toti dhe Dejvid Bekham. 37-vjeçari ka shënuar në Champions më shumë gola sesa Zinedin Zidane dhe David Vila.
Në këto kushte, Serxhio Ramos konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave në Spanjë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"