Një penallti nuk shmang humbjen, Skënderbeu mundet në miqësore nga skuadra e Kategorisë së Parë
Skënderbeu ka luajtur sot miqësoren e radhës si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç ka pritur për një përballje testuese një nga ekipet që synon ngjitjen nga Kategoria e Parë, Vorën.
Edhe pse me pjesën më të madhe të titullarëve në fushë, korçarët i bënë një start shumë të keq ndeshjes, teksa pësuan gola të shpejtë nga Imami dhe Dalipi, duke parë veten në disavantazh 0-2 pa filluar mirë ndeshja.
Korçarët provuan të kthenin sfidën në favorin e tyre, por nuk ia dolën dhe goli i shënuar me 11-metërsh nga Juri Merlim në minutat e fundit të sfidës, nuk ndryshoi fatin e ndeshjes. Një miqësore që konfirmoi kësisoj se Gvozdenoviç ka punë për të bërë, ashtu edhe se Vora e Bellajt që tani po tregon se nuk është rastësi që cilësohet mes pretendenteve për ngjitjen.
Skënderbeu-Vora 1-2
Shënues: Merlim 84’ (11-m) / Imami 2’, Dalipi 4’
Skënderbeu: Alia, Prençi, Gerço, Shaqe, Rabiu, Merlim, Pecani, Franklin, Bismark, Vaskez, Rashica.
Trajner: I. Gvozdenoviç
(U aktivizuan: Grezda, Krasniqi, Vangjeli, Ramos, Rroku, Moses, Zenullari, Çuçka, Akpama)
Vora: Ruçi, Ismaili, Dalipi, Imami, Geci, Aneni, Sefa, Tabaku, Lika, Ntepe, Ruzdik.
Trajner: A. Bellai
(U aktivizuan: Shani, Jata, Xhabafti, Shehi, Vrapi, Mata, Asrama, Preno, Rushiti, Hoxha, Marinaj)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"