Një problem i madh del në skenë te kampionët, Egnatia ka humbur fantazinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 23:46

Një problem i madh del në skenë te kampionët, Egnatia ka humbur fantazinë

Kundër Partizanit, Egnatia u pa të shfaqte një version të dobët të sajin dhe me siguri edhe në përsëritje protagonistët nuk do të donin ta shihnin këtë ndeshje. Kundër Partizanit rrogozhinasit u panë të kishin probleme në të dyja fazat e lojës.

EGNATIA

Në mbrojtje gjithçka duket e justifikueshme për shkak të mungesës së tre titullarëve, por në sulm duket se problemet janë më të mëdha. Pavarësisht se golat nuk i kanë munguar rrogozhinasve, nuk shohim më një skuadër që shkon te goli me aq fantazi dhe rrjedhshmëri sa vjet.

Largimet e Montenegros, Fernandos dhe Ibrahimoglusë kanë lënë boshllëk të madh, të cilin Lushkja, Ujka apo Vuthaj po dështojnë ta “mbushin” në këtë start sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"