Një vit më parë “monitoronte” Superioren, trajner i ri për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2024 | 21:10

Një vit më parë “monitoronte” Superioren, trajner i ri për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi, do të jenë në vijimin e këtij edicioni nën drejtimin e një trajneri të ri. Në stolin e skuadrës së Bodrumspor, tani është ulur ish-portieri i njohur Volkan Demirel.

asdsadsadsasadad

Situata e skuadrës deri më sot nuk ka qenë ndër më të mirat dhe pas tre ndeshjesh radhazi pa fitore, është vendosur ndërrimi i trajnerit. Demirel ka pranuar ofertën e këtij klubi dhe kështu, ish-portieri i njohur i Fenerbahçes dhe Turqisë, do të provojë të mbajë ekipin larg zonës së rrezikshme të klasifikimit, pasi gjendet vetëm 1 pikë larg vendit të 16 që sjell rënien.

asdsdsdsdsd

Demirel ka qenë më përpara trajner i Hatajspor në futbollin turk dhe një vit më parë, erdhi edhe në vendin tonë për të monitoruar ndeshjet e Superiores në kërkim të ndonjë futbollisti për t’ia bashkuar skuadrës së tij. Ai u përfol edhe për kontakte me klube të ndryshme në vendin tonë për të marrë drejtimin, por asgjë nuk u konkretizua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"