Njëlloj si me Maradonën, Edi Martini: Stadiumi i Shkodrës të marrë emrin e Sabah Bizit
Trajneri i Teutës, Edi Martini ka reaguar pas vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi.Shkodrani i ka bërë një kërkesë të veccantë kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit dhe Rudin Bekës që tashmë stadiumi “Loro Boriçi” të marrë emrin “Sabah Bizi”. E njëjtjë gjë që ndodhi edhe me stadiumin e Napolit që mori emrin e Maradonës kur legjenda argjentinase ndërroi jetë.
“Drejtuar bashkise Shkoder Kryetarit Benet Beci dhe shokut tim Rudin Beka .Nuk e di e kam gabim apo jo e them e kam gabim apo jo sepse Sabah Bizi ishte debulesa ime por edhe shume qytetareve shkodran. Kur Napoli nderroj emrin e stadiumit nga San Paolo ne Maradona une mendoj qe nuk ka asgje te keqe sikur stadiumi i shkodres te marre emrin SABAH BIzi!”, shkruan Edi Martini.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"