Nkunku arrin marrëveshjen me Bajernin, pritet reagimi i Çelsit
Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Pletenberg, Bajern Mynih tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Kristofer Nkunku dhe po e bën atë një objektiv prioritar për këtë merkato janari.
Nkunku ka 13 gola dhe katër asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat për Çelsin këtë sezon, por thuhet se është i pakënaqur sepse dëshiron më shumë kohë për të luajtur. Se ku do të përshtatej Nkunku te Bajerni, kjo është një pikë interesante.
Gjatë këtij edicioni sezon, Nkunku ka luajtur 19 ndeshje si sulmues, gjashtë ndeshje si mesfushor sulmues, dy ndeshje si anësor i majtë dhe një si sulmues i dytë. Për karrierën e tij, Nkunku ka luajtur 66 ndeshje si mesfushor sulmues, 66 ndeshje si mesfushor qendror, 53 sulmues i dytë, 34 krahu i majtë, 32 sulmues, 17 krah i djathtë, nëntë ndeshje mesfushor i majtë dhe një lojë si mbrojtës i djathtë.
Ku do të futej Nkunku në formacionin e bavarezëve? Me shumë mundësi në krahun e majtë ku Kingsli Koman, Serzh Gnabri dhe Leroi Sane po luftojnë të gjithë për kohën.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"