Nojer nxjerr “blof” Tuhelin pas humbjes përballë Lverkusenit: Na befasuan taktikisht
Portieri i Bajern Mynih, Manuel Nojer, përjetoi natë “makthi” në “BayArena”, ku u detyrua të nxirrte nga kuadratit i tij në 3 raste topin prej portës. Humbja e thellë u ka dhënë goditje të fortë shpresave bavareze të kurorëzohen sërish në Bundesligë.
Gardiani 37-vjeçar e cilësoi si ndeshjen më të dobët: “Paraqitja jonë më e keqe. Qëllimi ynë ishte të tregoheshim agresivë deri në zonën mike, por rreshtimi i Leverkusenit na befasoi. Menduam se ata do fokusoheshin te kontrolli i topit dhe loja ofensive.
Si përfundim rezultoi dështim dhe ja ku jemi. Secili prej nesh duhet të reflektojë për aq kohë sa kemi mundësi të ndreqim gabimet”, tha Nojer. Frazat e Nojerit vënë në dukej aplikimin e filozofisë së gabuar prej Tuhelit në ndeshjen ndaj “aspirinave”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"