Postuar: Tetor 12, 2024 | 0:17
Notat e Shqipërisë sipas “Sofa Score”/ Asllani më i vlerësuari, Ismajli dhe Asani në “podium”! Listën e mbyll… Daku
Kombëtarja shqiptare u mposht në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve.
Kuqezinjtë patën një rast ideal me Asanin, para se vendasit të dyfishonin sfidën, por fati nuk ishte me skuadrën e Silvinjos.
Shqipëria u vlerësua me notën e përgjithshme 6.69 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa lojtarët me vlerësimin më të lartë rezultojnë Asllani (7.2), Ismajli (7) si dhe Asani dhe Ramadani me 6.9.
Për sa iu përgjet lojtarëve me vlerësimin më të ulët ata janë Daku, Laçi dhe Ernest Muçi që u hodh në fushë në minutat e fundit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"