Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 17-të të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2024 | 10:30

Notat e skuadrave/ Njhuni me formacionin më të mirë dhe më të dobët të javës së 17-të të Superiores

Notat e skuadrave sipas “Panorama Sport”, si dhe formacioni më i mirë dhe më i dobët i javës së 17-të në elitën e futbollit shqiptar.

superiore

NOTAT E SKUADRAVE

BYLIS 8.5 – Mjafton fakti që mundi 2-1 ekipin kryesues, Partizanin, i pamposhtur që nga java e parë e kampionatit. Bylisi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, realizoi dy gola dhe e meritoi plotësisht fitoren që e largon nga fundi i tabelës.

VLLAZNIA 8 – E tronditur nga dy humbjet radhazi, Vllaznia rrezikoi jo pak edhe me Elbasanin, por në fund arriti të bënte kthesën me përmbysje. Fakti që kishte shumë mungesa ia shton meritat skuadrës shkodrane për atë trepikësh shumë të rëndësishëm në fushën e vet.

EGNATIA 7 – Fitore pa shkëlqim, por duhet pranuar se terreni ndikoi, si dhe fakti që 3 pikët nuk u vunë asnjëherë në diskutim. Egnatia thjesht ka bërë detyrën dhe duke përfituar edhe nga gabimi i Partizanit, rival, ka marrë kryesimin e Superiores.

DINAMO 6 – Një ndeshje e mirë e bluve, në vazhdën e atyre të fundit, por pengesa plus kundërshtarit këtë herë ishte terreni. Një pikë në Laç është e pranueshme, por po të kemi parasysh rastet që u shpërdoruan në atë transfertë, mund të ishte bërë diçka më shumë.

LAÇI 6 – Edhe Laçi po ashtu ka bërë një lojë të mirë në një terren të rënduar. Krijoi volum loje, por nuk mundi të shfrytëzonte një penallti, që mundi t’i kishte rrjedhë tjetër ndeshjes, nëse do të shënohej. Vazhdon të tregojë nivel të lartë edhe ndaj pretendentëve.

TEUTA 5.5 – Fitorja mbetet “mollë e ndaluar” për Teutën prej shumë javësh, por barazimi në fushën e Tiranës është për t’u marrë në konsideratë. Durrsakët po vuajnë ngërçin në repartin e sulmit, siç ndodhi edhe në “Arena Kombëtare” kundër bardhebluve.

TIRANA 5.5 – Ndeshje e dobët për Tiranën, që nuk mundi ta dominonte kundërshtarin. Raste me “pikatore” në zonën e Teutës dhe vështirësi evidente në lojë. I vetmi ngushëllim për skuadrën e trajnerit Magani është pika e fituar, që është më mirë se humbja.

ELBASANI 5 – Ishin të gjitha mundësitë për të marrë të paktën një pikë në Shkodër, ku Elbasani kaloi në avantazh, por gaboi shumë në mbrojtje dhe pësoi dy gola. Vazhdon kriza e verdhebluve edhe pas ndryshimit në stol dhe kjo u reflektua me lojën fragmentare ndaj Vllaznisë.

SKËNDERBEU 4 – Asgjë për t’u mbajtur mend nga ndeshja e Skënderbeut në Rrogozhinë. Lojë e dobët, pa forcë, gabime të pafalshme dhe asnjë rrezik në portën e Egnatias. Korçarët duket se kanë humbur totalisht besimin dhe kanë rrëshqitur në fundin e tabelës.

PARTIZANI 4 – Humbje e merituar për të kuqtë, të cilët bënë shumë pak në fushën e Ballshit dhe përveç pikëve humbën edhe kreun e renditjes. Gabime në lojën mbrojtëse dhe reagim apatik në pjesën e dytë përballë skuadrës që renditej e fundit.gtrytPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"