NOTAT E SUPERIORES/ Mësoni vlerësimet e skuadrave për javën e 7 dhe lojtarët më të spikatur dhe më të dobët të 5 ndeshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2024 | 15:21

NOTAT E SUPERIORES/ Mësoni vlerësimet e skuadrave për javën e 7 dhe lojtarët më të spikatur dhe më të dobët të 5 ndeshjeve

Në vijim janë notat e skuadrave dhe formacionet më të mira dhe më të dobëta të kësaj jave në Kategorinë Superiore sipas “Panorama Sport”:

superiore

PARTIZANI 8.5 – Dakord, jemi ende në fazën e parë të parë të kampionatit, por një fitore e pastër në fushën e kampionëve në fuqi është një sinjal i qartë për forcën e Partizanit. Të kuqtë luajtën një ndeshje bindëse në Rrogozhinë, pavarësisht dobësive që shfaqi Egnatia.

ELBASANI 8 – Edhe pse me mungesa, Elbasani arriti të marrë tri pikë të çmuara në një fushë nga më të vështirat e kampionatit, siç është ajo e Ballshit. Me këtë fitore, elbasanasit kanë treguar se kanë vërtet “brumë” për të pretenduar “Final 4”.

DINAMO 7.5 – Nuk ishte ndeshja më e mirë për skuadrën e Ilir Dajës, por fitoret me përmbysje gjithmonë kanë vlera të mëdha. Dhe kur e arrin ndaj ekipit të momentit dhe kryesuesit të renditjes, atëherë duhet thënë se kjo Dinamo mund të shohë larg.

dasdssaasasadd

TIRANA 7.5 – Suksesi i parë sezonal për Tiranën. Edhe bardheblutë kanë fituar me përmbysje dhe ndaj një kundërshtari që të krijon shumë probleme, si Skënderbeu. Skuadra e Shkëmbit ka arritur të kalojë një provë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

TEUTA 7 – Me shumë vlera edhe fitorja e Teutës në Laç, një fushë shumë e vështirë, edhe pse këtë herë luhej pa tifozë. Cinike skuadra durrsake, duke marrë tri pikë që e afrojnë me kreun e klasifikimit dhe ngrenë moralin para sfidës me Tiranën këtë fundjavë.

VLLAZNIA 5.5 – Kanë shpërdoruar një mundësi shumë të mirë shkodranët për të marrë të paktën një pikë. Mund ta kishin menaxhuar më mirë një ndeshje, ku u gjendën në avantazh pas pjesës së parë. Kushton shumë kartoni i kuq i Salës dhe shpërqendrimi në sekondat e fundit.

asdsassadsasadda

SKËNDERBEU 5.5 – Lojë e mirë e Skënderbeut në “Air Albania”, por edhe gabime naive në rastet e të dy golave të Prengajt. Korçarët kanë meritën se ishin në lojë për të marrë rezultat pozitiv deri në fund, madje mund të jenë penalizuar edhe nga gjykimi.

LAÇI 5 – Luan mirë sërish Laçi, edhe pse me mungesa, por del pa pikë edhe ndaj Teutës. Gabon një moment dhe ndëshkohet, duke humbur me lehtësi një ndeshje, që sjell edhe largimin e trajnerit. Kurbinasit nuk po arrijnë të tregohen cinikë dhe të marrin pikë.

sasdaddsadsasdads

BYLISI 5 – Humbja e parë në shtëpi, në një ndeshje që mund të kishte një fund tjetër, nëse lojtarët e Bylisit do të tregoheshin më të kujdesshëm. Së pari për të mos pësuar dhe për të marrë të paktën një barazim, e pastaj për të shënuar në portën e Elbasanit.

EGNATIA 4 – Një tjetër ndeshje për t’u harruar për Egnatian. Kampionët në fuqi kanë vuajtur mungesat në mbrojtje dhe janë lehtë nga Partizani, që në Rrogozhinë fitoi ndoshta më lehtë nga sa mund ta mendonte. Egnatia duket qartë se nuk është më ajo e sezonit të kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"