Nuk bindi drejtuesit, ish-mesfushori i Bolonjës largohet nga Dinamo/ Bluve u dëmtohet një futbollist
Nigeriani Kingslei Mikael, i cili kishte disa ditë që kishte nisur provën te Dinamo, është larguar. Mesfushori 24-vjeçar, që më parë ka qenë pjesë e Bolonjës, nuk ka bindur stafin për gjendjen e tij fizike dhe kjo është arsyeja pse nuk është bërë pjesë e bluve.
Kingslei ka pasur dëmtime të shpeshta dhe për karriera e tij ka qenë në rënie, duke shkuar nga Seria A në Kategorinë e Dytë në Austri, prandaj dhe klubi kryeqytetas ka hequr dorë prej këtij futbollisti.
Një dëmtim ka pësuar ditët e fundit mbrojtësi Redinel Gjikola, i cili duket se do të qëndrojë disa muaj jashtë. Mbrojtësi 22-vjeçar u bashkua me blutë që në fillim të fazës përgatitore dhe shihet si një element që mund t’i vlejë ekipit, por dëmtimi do ta mbajë jashtë për një kohë të gjatë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"